Diskriminimi Fetar që vret nëpërmjet Karikaturës

Nga Pirro Prifti

Ngjarja e disa ditëve më parë kur një mësues francez u vra nganjë besimtar mysliman, ka bërë bujë në gjithë botën ashtu si dhenë Shqipëri, por Pasoja, ka ngritur sigurisht dhe polemika tëmëdha në drejtim të pasojave të rënda me vdekje, – përballëjustifikimit Shkakut, siç është e drejta e Lirisë së fjalës, tëshprehurit, dhe të shtypit.

A është e rregullt personat qw zbatojnw tw drejtwn bazike liri fjalës, të shprehurit dhe të shtypit, të mos mbajnëpërgjegjësi për pasojat që ajo derivon nga ekspozimi i saj krenarnë shoqëri media madje dhe në politikë?

Vrasësi i mësuesit  të shkollës së mesme Samuel Pay, ndodhi në16 tetor 2020 në një rrethinë të Parisit, Saint Honorine.

Samuel Paty u vra me prerjen të kokës gjë që e cila mbetet njëkrim i shëmtuar dhe një akt terrorist islamik. Vrasësi me mbiemrin Anzarov një i ri çeçen emigrant 18 vjeçar, u qëlluadhe u vra nga policia francize disa minuta më vonë.

(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Murder_of_Samuel_Paty#:~:text=The%20murder%20of%20Samuel%20Paty,an%20act%20of%20Islamist%20terrorism.&text=Anzorov%20ëas%20shot%20and%20killed%20by%20police%20minutes%20later.).

Po kështu pesë vite më parë në 7 janar 2015 dy vëllezër Said dheCherif Kouachi, hynë forcërisht në

Zyrat e revistës satirike javore Charlie Hebdo në Paris dhe tëarmatosur , vranë 12 vetë e plagosën 11 të tjerë(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Charlie_Hebdo_shooting#:~:text=On%207%20January%202015%20at,people%20and%20injured%2011%20others).

Këto ishin dy pasojat kriminalë dhe gjakatare të një Shkaku qënënvlerësohet sot nga shumë media tv dhe gazetareskeperëndimore, madje dhe në Shqipëri , duke i vënë rëndësipasojavepra vrasjeve të kryera sikur ato të ishin pa shkak.

Duke mos justifikuar aspak vrasjet të cilat përbëjnë një krim qëduhet dënuar me dënimë maksimale në çdo vënd të botës,  nëfakt i duhet mëshuar faktit se përse ndodhn këto vrasje?

Në këto dy raste fatkeqe shkaku ishte i qartë: Karikaturat e Profetit Muhamet.

Këto karikatura të realizuara nga kjo revistë satirike e cilavazhdon të përqeshë një nga udhëheqësit shpirtërorë të islamitProfetin Muhamet, janë bërë duke u justifikuar me ligjinndërkombëtar të së  Drejtës dhe lirisë së Fjalës dhe të Shprehjes.

Është e vërtetë se e drejta dhe liria e fjalës dhe e të shprehuritështë legjitime për çdo njeri të arsimuar apo të parsimuar, e personave që drejtojnë vëndin apo e opozitarëve, e botuesve por edhe e kritikëve, të media të shkruara dhe tv, e një populli ndajnjë populli tjetër.

Sigurisht ka gjithmonë një `POR`.

Edhe  e drejta e lirisë së fjalës dhe të shprehurit mund të jetë e pakufizuar kur kemi të bëjmë me të njëjtat kushte të tëshprehurit, por ky ligj ka kufizimet e veta pavarësisht se Presidenti i Francës apo cdo drejtues i vëndeve të tjera që flasinnë emër të Lirisë, Demokracisë dhe Barazisë duke patur në dorëpushtetin lënë të lirë  një Revistë ndoshta prestigjioze të vërë nëlojë dhe tëtallë e të përgojojë në mënyrë të përsëritur njëUdhëheqës Fetar dhe diskriminon një komunitet të tërë fetar.

Ngjarja e pesë viteve më parë duhej të kishte vënë para përgjegjësisë redaksinë e kësaj reviste sepse ishte ajo shkaku qëndodhën ato vrasje macabre. Pas pesë vitesh, mësuesi francespërsërit të njtin gabim por në një formë tjetër, duke larguarnxënësit që janë të fesë islame me qëllim që të shajë fenë islamedhe ta dëgjojë pjesa tjetër e nxënësve.

Por në një shkollë laike, përse duhet të përmëndet dhe tëdrejtohet mësidhënia në mënyrë diskriminuese ndaj një Fejetjetër?

A nuk është i ndarë shteti nga feja edhe në Francë/ A nuk ështëlaik shteti në Francë?

Atëhere përse nxitet urrejtja fetare në shkolla laike dhengatërrohet me qëllim Feja islame me radikalizmin islamik?

Dihet se në Francë rreth 10%-12% e popullsië është me besiminfetar islam. Edhe ata janë njerëz dhe duhen respektuar.

Ideja që duhet të shpreh është se duhen eliminuar shkaqet nëmënyrë që të mos ndodhin pasojat. Lënia e lirë e DiskriminimitFetar sigurisht do të shkaktojë pakënaqësi dhe revolta.

Franca si një nga  liderët në BE ndoshta duhet të ishte inisjatorjae rregullimit të ligjeve të BE, duke përfshirë në ligj ndalimin e mësimve fetare në çdo lloj shkolle elementare në të gjithë BE madje edhe në të gjithë Europën, sepse indoktrinimi fetar, qoftëai islamik qoftë ai kristian e deformon nxënësin e vogël dhe e detyron të bëhet fanatik fetar dhe më vonëndoshta edhekontigjent ekstremizmi dhe krimi. Asnjë shkollë fetare përfëmijët, sepse deformon karakterin e tyre të pastër e tëpadjallëzuar.

Kjo mendoj se është e domosdoshme edhe në Shqipëri edhe nëKosovë të ndalohen shkollat fetare për fëmijët e shkollaveelementare.

Vetëm pasi të rriten dhe të arrijnë pjekurinë, këtij kontigjeentimund të informohen apo edhe të ndjekin shkollën fetare sipasdëshirës.

Së dyti, duhen ndaluar Mediat të tallin apo të përqeshin liderëtshpirtërorë fetarë si Jezu Krishti, Profeti Muhamet, apo dheBuda, sepse janë këto që nxisin urrejtjen fetare, diskriminin fetardhe shkaktojnë pasoja të rënda deri në vdekje ashtu siç ka ndodhur disa herë në Francë dhe në disa vënde të tjera të BE, dhe në Botë.

Në këtë pikë çdo shtet duhet të bëhet i përgjegjëshëm sepseurrejtja dhe diskriminimi fetar shkakton vrasje dhe luftë.

Ka shëmbuj plot në historinë botërore.

Ashtu siç ka ligje në shumë vënde të Botës që të fusin në burg nëse shan Presidentin apo Kryemministrin në detyrë, përse tëmos bëhen ligje për të ndaluar sharjet dhe talljet për udhëheqësitshpirtërorë fetarë të cilët respektohen dhe nderohen ngaKomunitetet përkatëse fetare në të gjithë botën?

Po kështu u duhet vëvë fre Media që nxisin dhunë, urrejtje dhediskriminim religjioz.

Shqipëria mbetet një nga shëmujt më të shkëlqyer të respektitndaj besimit fetar të tjetrit.

Shpresojm që bota perëndimore të marrë të paktën këtëshëmbull nga vëndi ynë i vogël./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne