Diskutimi me ateistin

nga Shaban Burri.

Kushtuar Mesihut që pritet, Jezu Krishti a.s. Në rishfaqjen e tij, besimtaret shpresojnë që ai së bashku me Imam Mehdiun (a.), do ta shpengojë tokën nga padrejtësia.

“Por, për të jetuar një jetë të pakuptimtë e te çmenduri është më e mirë?”, ishte përgjigja ime për një koment sarkastik nga një kolegë i mi në lidhje me ekzistencën e Perëndisë dhe besimin në Te. U mërzita qartazi nga shpifjet e vazhdueshme ndaj Perëndisë, të cilat po vërehen gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Këto shpifësit janë aq fanatikë në kritikat e tyre fetare që ata edhe ë mbajnë mendimin se e kanë gjetur provën e fundit të mos-ekzistencës e Krijuesit. Ata janë gjithashtu të bindur se secili duhet të ndjek vërtetën e pretenduar e tyre, një fakt që mund të vërehet në veprimet misionare e tyre të përditshme.

Disa jo-besimtarët shpifin fetarët për varësinë e tyre ndaj një Perëndije në dukje iluzore, por vet nënshtrohen në të njëjtën kohë politeizmit të tyre: konsumimit, kapitalit, egoizmit, lakmive, janë perënditë më të zakonshmet alternativ të kohës sonë, të cilët adhurohen dhe çdo ditë ndjekin si qëllimet e jetës. Një tjetër akuzë ndaj monoteistëve është: “Feja është opiumi i popullit” (Karl Marx, 1818-1883 pas Krishtit). Njerëzit fetarë ndërtojnë një Perëndi iluzues dhe jetojnë në ahiret në vend që të kujdesen për jetën e tyre të përditshme. Prandaj ata janë të hutuar nga këto ngjarje botërore dhe pranojnë çdo lloj shtypje, sepse drejtësia është vetëm në jetën e përtejme.
Por në të njëjtën kohë, Perëndia u kërkon besimtarëve në të gjitha fetë monoteiste botërore të bëjnë pikërisht të kundërtën! Materialistët, megjithatë, janë të droguar për të kënaqur asnjëherë të kënaqshme instinktet e tyre dhe lejojnë të skllavërohen nga çmenduria e maksimizimit të interesit vetjak, në mënyrë që ata i ofrojnë ndihmë në shumicën e rasteve shtypësit e kohës së tyre. Natyrisht, përndryshe ata do të përballen me humbje serioze materiale. Një shembull i kësaj në nivel politik është lista e vendeve që duhen të sjellën në gjunjë nga të ashtuquajturat sanksione ekonomike.
Ata janë tepër egoistë për të sakrifikuar veten për të tjerët dhe janë shumë të trullosur për t’i rezistuar shtypjes. Sepse me të gjitha këto rrezikojnë të humbasin pronën ose pjesët të saj. Lëvizjet e krahut të djathtë në Evropë janë vetëm një manifestim tjetër i kësaj epidemie vdekjeprurëse. Edhe njerëzit moralë të mbetur që kanë humbur besimin te Perëndia janë të pashpresë. Nga politika e korruptuar dhe politikanët të prishur ata gjithnjë e më shumë kthejnë shpinën ndaj shoqërisë. Ata heqin dorë madje edhe para se të rezistojnë sepse e njohin inferioritetin dhe pafuqinë e tyre si dobësi dhe vlerësojnë ndikimin e tyre si një gje e pamundur.
Nga ana tjetër, njerëzit fetarë nuk kanë dyshim se drejtësia e Perëndisë do të vendoset, edhe nëse të gjitha shenjat e kohës flasin kundër kësaj. Ata e lidhin veten me të përjetshmit, e ndiejnë forcën e Ti dhe e çlirojnë veten nga idetë e kësaj botë. Ata e kanë për detyrë të mos shtypin të tjerët dhe të mos lejojnë të shtypën, pavarësisht nga kostoja. Sepse kjo botë nuk është jeta e vërtetë.
Se në të kaluarën Kishat në Evropë dhe institucionet e tjera fetare kanë pamundësua këtë koncept të çlirimit diku tjetër, në mënyrë që të shfrytëzojnë fenë për lakmi predikuesve nuk duhet të na shkëpusë nga mësimet e Jezusit. Sepse fakti është se Jezusi, i cili ishte revolucioni në person ka vepruar kundër priftit e babëzitur(lakmitar), kështu që ai ishte i përndjekur pikërisht nga njerëzit që padurim e pritshin atë. Çfarë më intereson atëherë, së më vonë disa priftërinj të prishur në emër të krishterimit kanë shkatërruar, kur shoh një dritë kaq të ndritur si ajo e Jezusit?

Pra, mos e shtypni dhe nuk do të shtypeni. (Kur’ani 2: 279)

Diskutimi me ateistin
Mbas përgjigjes time lart “Por, për të jetuar një jetë të pakuptimtë e te çmendur është më e mirë?” Shoku me shikojë mua me kuriozitet, sepse ai e dinte se unë e kishte lënë veten në sfidën dhe diskutimi tani do të fillojnë.
“Nëse je i interesuar për një shkëmbim, kështu ne mund të flasim për këtë, në një mënyrë të qetë dhe të respektueshme. Atëherë do të zbulon se ekzistenca e Zotit nuk është aspak një gjë e lehtë e përgënjeshtrueshme! Sarkazëm dhe provokimi nuk janë kushte të mira për një dialog të frytshëm “. Kolegu më shikoi dhe shprehja e fytyrës e tij më tha se ai ishte i interesuar, por nuk e dinte vërtet se si mund ta hapte bisedën ndryshe.

“U qetësua dhe tha: i nderuar koleg, nuk e kisha menduar atë keq as nuk dua të lëndojë ndjenjën tende fetare. Unë e kuptoj që ti vjen nga një kulturë e caktuar që te lidh ne besimin në Zot. Por a nuk mendon se duhet ta konsiderojmë më shumë trashëgiminë tuaj në mënyre kritike? A nuk e sheh se si ky besim ka kaluar prej kohësh dhe se nuk ka nevojë për një Perëndi në epokën tonë moderne? ”
I respektoj njerëzit që janë të bindur për mendimin e tyre, por unë pyes veten në lidhje me njerëzit që nuk lejojnë mendim ndryshe, duke pretenduar se kanë gjetur të vërtetën absolute për veten e tyre, edhe pse ata akuzojnë tjetrin se ata nuk lejojnë mendimin e ndryshëm.

“Si e mendon ketë?” Unë u përgjigja.
“Me kënaqësi mund të ndihmoj ne këtë. Në të kaluarën njerëzit nuk e kuptuan natyrën siç bëjnë sot. Kështu që u nevojiteshin zotat për të shpjeguar fenomene të caktuara. Pra, Zeusi ishte perëndi i rrufeve dhe stuhive, dhe kur u zemërua, pati një stuhi të madhe. Shumë shembuj të tillë mund të gjenden edhe në shkrimet e mbijetuara të feve botërore. Perëndia është përgjegjës për gjithçka, thuhet, dhe njerëzit duhet të kenë kujdes nga zemërimi i tij. Kjo është arsyeja pse njerëzit i janë nënshtruar kësaj Perëndi të vetë-krijuar. Por sot nuk është më një nevojë për një Perëndi të frikëshem, ne vetëm mundemi të kuptojmë fenomenet natyrore në sajë të shkencës moderne dhe mundemi edhe të kontrollojmë në një pjesën të madhe. Pra, pse kemi nevojë për Zotin tuaj? ”

“Deklarata jote përmblidhet: Perëndinë kemi pas nevojë të shpjegojmë fenomene të pakuptueshme. Sapo të jemi në gjendje t’i kuptojmë, ekzistenca e Zotit nuk është më e nevojshme “.

“Pikërisht.”
“Je gabim në reduktimin e Zotit në krijimin e Tij. Merr si shembull orën e mbajtur nga ti, e cila është sigurisht një krijim i një mjeshtrit – ose ndoshta ka evoluar? Tani imagjino se je mjaft i vogël sa të hysh në këtë orë. Dikur, si një banues i orës, do të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha funksionet e orës. Më trego tani: A është e mjaftueshme të pohosh që nuk ka krijues të kësaj ore, asnjë orëndreqës? Kjo deklaratë është qartë e gabueshme, pavarësisht nëse krijuesi i orës ndikon drejtpërsëdrejti ose thjesht aj atë e le afatit të saj. “

Argumenti evolucionar

“Tipik për ju besimtarë, duke dyshuar drejtpërdrejt teorinë e evolucionit. Në fund të fundit, ajo kundërshton pikëpamjen e përbashkët teologjike të feve monoteiste, që thotë se Perëndia e krijoi universin për gjashtë ditë. ”

“Unë nuk e konsideroj teorinë e evolucionit si një argument kundër ekzistencës së Zotit. Perëndia e krijoi botën me ligjet e veta të natyrës. Përkundrazi, ka kuptim se evolucioni i takon ligjeve hyjnore të natyrës, pavarësisht nëse origjina e njeriut është me të vërtetë e drejtuar kështu. Kjo teori ende nuk siguron shkakun fillestar që e udhëhoqi jetën e parë dhe ligjet e vetë natyrës. Zoti, nëse ekziston, është i pavarur nga koha dhe vendi. Pra, kush e di se çfarë nënkuptohet me këto gjashtë ditë. Veçanërisht pasi kjo kohë paraqitet në shkrimet e shenjta si një kohë tjetër se ajo e njerëzve:

Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.
(Kur’an 32: 5)
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
(Kurani 70: 4)

Natyrisht, ky model kohor respekton ligjet e natyrës dhe tregon se edhe krijimi ka zgjatur një kohë të caktuar, edhe nëse Perëndia ishte në gjendje t’u jepte ekzistencë botëve, pavarësisht nga çdo kohëzgjatja “.

Shkaku dhe efekti

“A e kuptoj, sipas mendimit tënd, çdo efekt ka një shkak?” Pyeti ai.

“Por sigurisht, edhe ky është një nga ligjet e krijuara nga Perëndia cili nga njerëzit nuk dyshohet. Shkaku dhe efekti janë të rrënjosura thellë tek njerëzit dhe ligjet e natyrës. Imagjinoni një mace cila përqendron në dhomën e ndenjes. Çfarë do të mendonte nëse një top papritmas u shfaq nga askund para syve të saj?
“Ajo nuk do të mendonte për të asgjë dhe do të përpiqej të kapte topin, sepse ajo nuk është një krijesë racionale”.
“Dhe çfarë do të bënte njeriu?” Unë u ndalova shkurt dhe vazhdova, Ai do të pyeste se nga ku erdhi topi dhe do të kërkonte derisa të gjente përgjigjen. Arsyeja për një dritare të thyer mund të jetë rastësi, por askush nuk do të besojë se dritarja është riparuar rastësisht ose vetë. Sepse kjo kërkon procese sistematike dhe inteligjencë që mund të ndodhin jashtëzakonisht të pamundura rastësisht. Për shembull, mi hekë dritaren e vjetër dhe mi vu dritaren e re. “

“Mirë, kështu që ka një shkak për çdo efekt. Të lutem ma shpjego kauzën e Perëndisë për mua! Pse nuk zbatohet ky rregull për Perëndinë? ”

“Gjithçka ka shkakun e saj, përveç asaj që është shkaku i çdo gjëje. Perëndia është Ai që e solli këtë ligj. Nëse ajo ishte edhe për Te, Ai do të ishte i kufizuar. Nëse ishte i kufizuar atëherë Ai do të ishte nevojtar dhe nuk mund të ishte një Zot “.

“A je i kënaqur me ide të tilla dhe a done të provon ekzistencën e Perëndisë më këtë? Shkencëtarët dhe filozofët e kanë kuptuar tash një kohë të gjatë që kjo është e pamundur “.

“Unë nuk kam ndërmend të të jap një provë. Gjithçka që dua të tregoj është se, sipas mendimit tim, argumentet me të cilat disa janë të kënaqur për të mohuar Zotin nuk janë të mjaftueshme për një vendim kaq të rëndësishëm. Unë madje argumentoj se sapo të jemi në gjendje të vërtetojmë zyrtarisht ekzistencën e Zotit, nuk do të ketë më kuptim për të jetuar jetën tonë. Sepse vullneti i lirë që na është dhënë nga Perëndia, supozon se të paktën njeriu mund të dyshojë ne ekzistencën e Perëndisë dhe ta gjejë atë. Megjithatë, shumë argumente flasin në favor të ekzistencës së Perëndisë. “

Argumenti moral

Pas një pushimi të shkurtë, mora përsëri fjalën për të bërë një kundër pyetje: “Ti ke bërë pyetjet tuaja, prandaj lutem më lër të të pyes unë tani. Nëse e mohon ekzistencën e Perëndisë, çfarë ju motivon të qëndroni moralisht? “

“Mundemi ti përcaktomë vlerat dhe angazhimet morale objektive me ndihmën e shkencave natyrore pa u mbështetur te Perëndia. Këtë mund ta bëni duke hulumtuar cilat veprime çojnë në pasojat. Atëherë duhet të veproni kaq moralisht sa që lumturia më e madhe mund të arrihet për numrin më të madh të njerëzve “.

“Shkenca na siguron përgjigje për pyetje të tilla si: a shpërndahen hormonet e lumturisë kur hamë banane apo jo? Por nuk mundemi t’i përgjigjemi pyetjes se pse është mirë të hani banane ose t’i jepni dikujt një banane. Pra, shkenca nuk na ndihmon me pyetjen se pse kam diçka për të bërë ose për të lenë. Në pyetjen përse duhet të përpiqem ta bëj shumicën e njerëzve të lumtur, shkenca nuk përgjigjet “.

“Po, sigurisht. Nëse kërkoni lumturinë më të madhe për numrin më të madh të njerëzve, atëherë ju merrni njohjen e shoqërisë dhe më pas jeni të lumtur përsëri. Dhe ndryshe nga besimi, lumturia mund të matet me ndihmën e neurologjisë. ”

“Kështu ti pohon, se bëni mirë në mënyrë që të arrini një reputacion më të mirë shoqëror nga i cili mund të nxirrni lumturi. Por, kur bëhet fjalë për reputacionin, mund të arrihet edhe duke dëmtuar njerëzit e tjerë. Historikisht, kemi një numër shembujsh, ku ka qëndruar e mira në Holokaust në Gjermani? Reputacioni dhe pasuria kishin shtyrë popullsinë e atëhershme për të përzënë dhe për të masakruar të pafajshmit. Si një shembull tjetër i ekzagjeruar, merrni një përdhunues brutal. Shkencëtarët me siguri do t’ju japin prova se edhe ai përjeton hormonet e lumturisë kur ai kryen veprën e tij të urryer. Pra, nëse shumica e shoqërisë sonë duhet të përbëhet nga përdhunuesit, a duhet ta legalizojmë përdhunimin? ”
“Jo vetëm njohje. Gjithkush e di se morali është një pronë evolucionare për vetë-ruajtjen tonë në pleqëri dhe për mbijetesë në grupe. Edhe në majmunë kjo pronë është vërejtur. Për shembull, një majmuni zemërohet kur një tjetër preferohet. Udhëheqës më të fortë të skuadrës zhvillojnë norma dhe rregulla të tilla morale për të mbrojtur veten në moshën e tyre të vjetër nga homologët e tyre më të rinj dhe më të fuqishëm “.
“Në këtë kuptim, duhet të bëheni shpejt një votues i AfD-së!”
I dukshëm i zemëruar u përgjigj kolegu im, i cili njihet si armiq i AfD-së:

“Çfarë është kjo deklaratë tani?”

“Epo, sepse AfD përfaqëson pikërisht kuptimin tënde të moralit dhe gjenezës së tij. Qëndrimi i tyre është edhe evolucionar: Përderisa morali maksimizo-në egoizmin, atëherë sjelle akneje. Nëse kjo çon në dëm tim, atëherë nuk është më temë dhe unë lejoj refugjatët të vriten në kufij! Ç’është e gabueshme me këtë qëndrim? “

“Qartë e pranoj, ky mendim është shumë problematik. Por nuk do të thotë se nuk ka moral. Mund të shihesh se sa njerëz kujdesen për të varfrit në Afrikë ose në zonat e krizës, pa pritur diçka në këmbim. Në Gjermani, një shembull shumë i mirë u pa kur popullata gjermane u kujdes për refugjatët. Ka gjithashtu shumë aktivistë të paqes që shpenzojnë kohën e tyre të lirë kundër luftës dhe shitjen të armëve si dhe prodhimit. ”

“Natyrisht, ka vlera morale dhe moraliste. Dëshiroja vetëm të theksoja se pa Perëndinë, nuk është e mundur të përcaktohet qartë mira dhe e keqja. Pa atë, kaosi do të shpërthejë. Vlerat morale pastaj përcaktohen nga më të fuqishmit dhe më të fortët, ose nga shumica. Të lutemi, mendo përsëri për Holokaustin si shembull. Perëndia është i vetmi që mund të përfaqësojë një ndarje racionale midis të mirës dhe të keqes, pavarësisht nga disponimi i ndryshëm i njerëzve. Meqë ra fjala, përkufizimet morale që kemi sot janë kryesisht për shkak të feve monoteiste “.

Argumenti i akordimit të hollësishëm

“A është vërtet prova yte për ekzistencën e Zotit?”

“Asnjë dëshmi, siç thashë, por një argument për të, dhe ka shumë më tepër. Patjetër është vërejtur se ekziston një rend i caktuar në këtë botë. Nëse konstanta gravitacion-ale ishte vetëm një pjesë prej 1:1060 ndryshonë, asnjë prej nesh nuk do të ekzistonte. Kjo vlen edhe për shumë faktorë të tjerë në univers, të tilla si shpejtësia e zgjerimit të universit ose masa dhe energjia e një universit të ri. Kudo që shohin fizikanët, vlerat e këtyre numrave duket se janë shumë hollësisht të finuara për zhvillimin e një jetës. Pra, është më e qartë se ka një projektues shumë inteligjent prapa saj se sa të mendojmë se kjo është vetëm një punë e fatit “.

“Siç thashë, Perëndia ishte shpjegimi për gjithçka që nuk e njohshim. Sot, shkenca është e aftë të shpjegojë gjithçka. Unë mendoj se ne jemi tua sjellë në një rreth. ”

Kuptimi i krijimit

Ai vazhdoi, “Por edhe nëse pranoj se ka një Perëndi, pse na krijoi Perëndia? A donte të na shikojnë në një ndeshje futbolli? A donte të na shihte se si vuajmë, vdesim nga uria dhe si luftojmë njëri-tjetrin dhe derdhim gjak? Pse ai na torturon në këtë jetë? ”

“Ai është madhështor se ka nevojë për ne. Dhe ai është më i përsosur se ka nevojë për një lojë për dëfrim. Më trego, ç’të themi për gëzimin që ndien kur e donë dikë apo kur ndihmon dikë? Në të vërtetë, ne të gjithë kemi parajsën dhe ferrin në tokë dhe një zgjedhje të lirë për të qëndruar në një vend apo në një vend tjetër. 

“Por pse na krijoi Ai?”

“Sepse dashuria e përsosur e pafundme tejkalon dhe Ai na ka krijuar nga mëshira, që të nxjerrim dashurinë nga plotësia e tij. Sepse ekzistenca është më e mirë se mos-ekzistenca”.

“Kjo është shumë filozofike për mua. Si e mendon këtë? ”

“Më lejo të shpjegoj me një shembull. Askush nuk do të dalë me idenë për të pohuar se prindërit do të lindin fëmijët e tyre, sepse ata duan ta imponojnë agoninë e jetës në to, apo jo? Nëse fëmijët shkojnë në rrugë të gabuar, shkaktojnë dhimbje ndaj njerëzve të tjerë, ose bëjnë jetë të pakuptimtë, nuk është vetëm faji i prindërve. Ti mundësh të argumentosh se prindërit nuk kanë idenë se çfarë do ti pret ato. Nëna ende nuk din para lindjes fëmijës së parë që është përvojë e dhimbshme shumë për të lindur një fëmijë. Por më së voni me fëmijën e dytë duhet ta kenë mësuar mësimin. Pse shumë çifte vendosin të kenë më shumë fëmijë?
Një shpjegim I mundshëm është se ata duan ta ndiejnë këtë dashuri, për të dhënë këtë dashuri vetëmohues, e cili është pa pritje, dhe madje edhe që për të dhënë edhe përkundër dhimbjes së lindjes të nënës, netët pa gjumë e të dy prindërve, udhëtime rraskapitës dhe mungesa e kohës së lirë dhe momente të qetë për prindërit. Kjo dashuri e pastër, e cila tejkalon pa pritje dhe plot sakrifica nga prindërit, e kemi nga Krijuesi ynë. Ai na krijoi nga dashuria, na dha ekzistencën tonë kur nuk ishim asgjë për të fituar dashurinë e tij vetëmohuese pa pritshmëri. Dhe Ai na tregoi gjithashtu rrugën e drejtë të Tij nëpërmjet modeleve të shumta të krijimit dhe shkrimeve të shenjta që ai i na ka dërgua “.

“Por nëse Ai është kaq i përsosur dhe e di se disa prej nesh do të mëkatojnë në mënyrë që ata ta meritojnë zjarrin, pse akoma na lë të jetojmë? A nuk është poshtërsi? Pse nuk mund të krijojë një botë ku të gjithë mund të përfundojnë në mbretërinë e tij? ”

“Perëndia e ka krijuar këtë botë harmonike, ajo është bota e engjëjve. Nuk ka vuajtje atje, sepse të gjithë janë të lidhur me përsosmërinë dhe nuk bëjnë asgjë të papërsosur. Por ne kemi hyrë në provimin e Perëndisë, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kulmi i krijimit, i cili posedon vullnet të lirë. Se bëjmë gabime është vendimi ynë dhe nuk ka të bëjë fare me Perëndinë. Vetëm me vullnetin e lirë, njeriu arrin nivelet më të larta të përsosjes. Së fundi, nuk është drejtësi që të shpërblejë ose mi ndëshkuar një krijesë(engjëj) si ska vullnetin e vet, sepse ajo është para-programuar. “

“Epo, nuk mbaj mend se do të kisha rënë dakord kurrë!”

“Nëse do të kujtohesh, ajo nuk do të ishte një provim.”

Kolegu duket se mendonte për këtë, edhe nëse nuk ishte plotësisht i bindur. Sigurisht që nuk është gjë e lehtë. Pa të besuar se shkrimi i shenjtë është fjala e Perëndisë, është e vështirë të besohet se të gjithë e pranuan provën vullnetarisht.

Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shhpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.[Koran 7:172]

Basti i Paskalit

Kam përdorur pushimin për të bërë një kundër pyetje që kam në mua sa herë që takoj një ateist plotësisht të bindur. “Por më lejoni të bëj një pyetje? Çfarë unë kurrë nuk do ta kuptojë: Si mund të jesh kaq i pakujdesshëm për të mohuar ekzistencën e Perëndisë, kur shkencëtarët më të mir dhe filozofët më të njohur konfirmojnë se nuk është e mundur për të provuar me arsyen tonë se Perëndia nuk ekziston”?

“Por filozofët dhe shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të provojnë se Perëndia ekziston.”

“Kjo është e saktë, por kjo nuk është arsye për të mohuar Perëndinë. Arsyeja njerëzore rekomandon, ndërsa nuk ka siguri për të mohuar hipoteza të caktuara, që është më mirë ta marrim parasysh se është e mundur. “

“Pikërisht, thjesht sepse nuk mund ta provoj se njëbrirëshi nuk ekziston, që do të thotë se në të vërtetë ekziston!” Ai tha me gëzim sarkastik.

“Të lutem … pas të gjitha mendimet që i kemi shkëmbyer, unë mendoj se për ty nuk është më një sekret që shumë argumente flasin për ekzistencën e Zotit. Këto argumente, së bashku me faktin se shumë njerëz të famshëm, filozofët dhe shkencëtarët ishin ose janë të bindur për ekzistencën e Zotit duhet të paktën të animojnë për t’u marrë me Perëndinë dhe ekzistencën e tij si një mundësi serioze. “

Saktësisht, atëherë më thuaj, cilën Zot i mijëra perëndi të adhuruar duhem të besoj? Çfarë duhet të besoj që të shpëtohem pas vdekjes? Krishterimi, Islami, Judaizmi, Budizmi, Hinduizmi? Dhe brenda këtyre feve, ka shumë drejtime kontradiktore. Unë do të humbas jetën time duke krahasuar veprat e feve të ndryshme! Dhe atëherë unë duhet të kufizojë jetën time me lloje të ndryshme të riteve, të cilave domethënie unë nuk i kuptoj, për ndonjë Perëndi për të cilin unë nuk kam siguri se ajo ekziston apo jo? Jo, faleminderit! ”

“Para së gjithash, mjafton të besosh në të mirën në veten tënde. Duhen të dihen për-bashkimet e atributeve morale të Perëndisë midis tri feve monoteiste. Ti duhesh të besosh dhe orientohesh për të parë, në të mirën: mos vrit, mos vidh, mos dëshiro gratë e të tjetrit, të ndihmojshë të tjerëve (nevojtarëve, jetimëve, invalidëve), mos mi shtypur dhe të rezistosh shtypjen, edhe nëse ajo është e pakëndshme, jo të korruptueshëm dhe ta shish dinjitetin tënde për shkak të parave, etj.. Kjo është një fillim. Nëse ka vërtet një Perëndi, atëherë Ai do t’ju lejojë ta gjeni Atë në atë bazë dhe t’ju udhëzojë në rrugën e Tij më të mirë. Sepse një gjë është e qartë: të gjitha fetë monoteiste vijnë nga i njëjti burim dhe falsifikimet janë vepra njerëzore. Një Perëndi i përsosur do të kujdeset që mesazhi i tij i përsosur të ruhet! “

“Dhe vetëm kjo, cila fe, do të më shpëtojë? Si është e mundur që të krishterët thonë se vetëm të krishterët shkojnë në parajsë ke Perëndia, myslimanët thonë vetëm myslimanët do të shkojnë atje, dhe të ngjashëm ndihet edhe nga çifutët. Çdo grup fetar mendon se është i zgjedhur dhe i privilegjuar, dhe çdo grup fetar është i kënaqur me atë që ka. ”

“Kush ju dha atyre çelësat e qiejve të Perëndisë? Dhe që kur njerëzit e marrin rolin e Perëndisë në gjykimin e krijimit? A janë ata të gjithë kaq të përsosur, të drejtë dhe mbikëqyrës që mund të bëjnë një punë të tillë? Fetë e ndryshme janë rrugë-udhëzime për arritjen e moralit më të lartë. Nuk thuhet që nuk mundesh të jesh i moralshëm nëse nuk ndjek asnjë prej tyre “.

Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë? Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.(Kurani 2: 111-112)

“Por nuk kam nevojë për një Zot të jem i moralshëm. Pse duhet të besoj në Zot, kur unë jam i lumtur pa besuar në Perëndinë? ”

“Epo, edhe unë jam i lumtur në këtë botë, por unë dua të jem i njëjtë edhe në botën e ardhshme. Të gjithë do të vdesim. Të paktën nuk është dokumentuar se dikush mbijetoi vdekjen. Nëse ka një Perëndi, unë jam munduar në jetë për të ndjekur rekomandimet e Tij dhe kështu fitova gëzimin në këtë jetë dhe shpërblimin pas vdekjes. Nëse nuk ka Zot, nuk ka humbje për mua cili jam drejtuar për vlerat morale të Perëndisë, të cilat nga të gjithë njerëzit, madje edhe nga ateistët njohje kanë. Pra, nuk ke asgjë për të humbur. Nëse beson në Perëndinë dhe në botën tjetër, ti vetëm mund të fitosh! Sepse në qoftë se jam gabim si besimtar, asgjë nuk ndodh. Por nëse gabon si një ateist, atëherë mund të keni humbur shumë ose të paktën ke lënë shumë potencial në jetë.”/fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne