Bota

Dislokimi i Su-57 në Siri, frikëson Izraelin

Siç njofton gazeta sioniste Haaretz, Shërbimi i inteligjencës së regjimit sionist ka shprehur shqetësim rreth transferimit të dy avionëve modernë rusë Sukhoi-57 në bazën Hmeimim në Siri.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve ISNA, zyrtarët e inteligjencës izraelite janë shprehur të shqetësuar duke thënë se “këta avionë moderne luftarake nuk janë përdorur në situata luftimi deri më tani, por duket se përdorimi i parë i tyre do të kryhet në Siri”. Sipas Vladimir Gothenov, një nga zyrtarët kryesorë të Institutit të Industrisë së Mbrojtjes të Rusisë, prania e këtyre avionëve në Siri mund të jetë një pengesë serioze për avionët që fluturojnë pa autorizim mbi hapësirën ajrore siriane. Dërgimi i avionëve të gjeneratës së pestë Sukhoi-57, vjen pas përdorimit avionëve të përparuar luftarakë të SHBA, F-22, në sulmet në Siri në fillim të këtij muaji./ PT