Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazeta gjermane tregon Ramën si një shembull të keq

Tre maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e tillë është shpallur që prej vitit 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në disa vende të botës, kjo ditë festohet e në të tjera, vetë gazetarët protestojnë, për të mbrojtur mediet nga sulmet ndaj lirisë së tyre.

Pikërisht në këtë ditë, një nga gazetat e njohura në Gjermani, Frankfurter Runschau ka vendosur që të marrë pikërisht si shembull gjuhën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj medias.

“Ka zhvillime negative si përqendrimi i medias, pagat e vogla, botuesit frikacakë dhe kryeredaktorët, që ndalojnë gazetarët investigativë.

Në të gjithë shtetet e Ballkanit, politikanët kontribuojnë në rrezikimin e lirisë së medias. Kryeministri Edi Rama i quan gazetarët “kazan”, “helm” dhe “armiq publikë”,” shkruan gazeta.

Qeveria shqiptare nuk ka reaguar në këtë ditë të rëndësishme, kurse presidenca doli me një deklaratë në mbrojtje të gazetarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne