Dita e 24-t e grevës, një naftëtare në Ballsh tenton veprimin ekstrem, shoqet e ndalojnë të presë damarët!

Greva e grave punëtore në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka hyrë sot në ditën e 24-t. Përveç përkeqesimit të shëndetit, duket se gratë janë të dëshpëruara që ende për to nuk po jepet një zgjidhje.

Raportohet se gjatë mbrëmjes një prej grave ka tentuar të presë damarët në shenjë revolte ndaj gjendjes ku ndodhen, por fatmirësisht gratë e tjera greviste e kanë ndaluar.

Gratë pohojnë se janë të pa shpresa dhe sipas tyre shteti i ka braktisur./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne