Dita e Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë përkujtohet edhe në Tiranë

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, e cila shënon fitoren e Turqisë në betejën e fundit në luftën për pavarësi, organizoi pritje zyrtare.

Në pritjen e organizuar në ambientet e Ambasadës së Turqisë në Tiranë ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bardhyl Kollçaku, zyrtarë të institucioneve të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Gjithashtu në pritje mori pjesë dhe ekipi kombëtar turk i volejbollit U19për femra i cili ndodhet në Tiranë me rastin e finaleve të Europianit U19 për femra.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij përshëndetëse tha se kombi turk luftën për pavarësi e kurorëzoi me fitore.

“Sot përkujtojmë 96-vjetorin e luftës për pavarësi, ku kombi jonë i madh që e ka pjesë të vet lirinë dhe pavarësinë e kurorëzoi me fitore. Kjo fitore e lavdishme nuk ishte vetëm një betejë e fituar, në të njëjtën kohë ishte lajmëtarja e shtetit të ri turk që do të krijohej, e Republikës së Turqisë. Kjo ditë i tregoi gjithë botës se kombi turk kurrë nuk do të mund të jetonte më në robëri”.

“Ne edhe sot, kemi vullnetin e fortë si çeliku i ligjëruar 96 vjet më parë me luftën legjendare dhe gjakun e bekuar të dëshmorëve tanë”, tha ambasadori turk.

Ai theksoi më tej se “Dashuria jonë për lirinë dhe pavarësinë është sot më e gjallë dhe e re si atë ditë. Shembulli më i madhë dhe më i afërt në kohë i kësaj të vërtete janë qëndrimi, vullneti dhe guximi, që tregoi kombi turk përballë tentativës së përgjakshme për grusht shteti natën e 15 korrikut 2016 nga organizata tradhtare terroriste FETO”.

Në pritjen solemne u lexua nga ambasadori Yörük edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne