Dita e katër e operacionit ‘Dega e Ullirit’, vazhdon marrja në kontroll e pikave strategjike

Sot është dita e katërt e operacionit ‘Dega e Ullirit’ që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë kundër elementeve terroriste në rajonin Afrin të Sirisë.

Ushtria e Lirë Siriane që mbështetet nga forcat e Armatosura Turke, filluan dje operacionin tokësor në qytezën Azez dhe morën kontrollin e Malit Burseya, që ka një rëndësi strategjike.

Ndërkaq vazhdojnë përleshjet me terroristët në anën tjetër të Malit.

Nga njësitë në rajonin kufitar bëhen gjuajtje artilerie me obus.

Bëhet e ditur se me pastrimin e rajonit, së bashku me linjën kufitare të Turqisë, do të reduktohet edhe kërcënimi ndaj sigurisë së civilëve sirianë në Azez dhe përreth tij.

Në operacion deri më tani janë shkatërruar mbi 170 objektiva.

Ndërkaq në një deklaratë të fundit të bërë ditën e djeshme u njoftua edhe shpëtimi i tre lokaliteteve të tjera nga organizata terroriste./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne