Dita e kujtesës “të shkurtër” – holokausti indian që askush nuk dëshiron ta kujtojë!

Më 27 janar celebrohet “Dita e Kujtesës” ku përkujtohet eksterminimi nazist i hebrenjve.

Por do përkujtojmë një tjetër gjenocid, të harruar qëllimisht, dhe fakti është se asnjë media nuk flet për këtë, as ajo televizive, e shtypur apo virtuale, madje as ne tekstet shkollore perëndimore, e natyrisht edhe ato shqiptare, nuk flitet për të.
Gjenocidi më i madh në historinë e njerëzimit për nga kohëzgjatja dhe humbjet njerëzore, injoruar tërësisht e qëllimisht nga mediat!

Pse nuk përkujtohet masakra e autoktonëve amerikane?

Ndoshta sepse nuk përbën ndonjë lajm? Mos nuk është fitimrurës? A nuk janë shkruar kujtime për këtë? Ose ndoshta për shkak se të njëjtit persona të cilët sot derdhin lot për viktimat e kampeve naziste të vdekjes, janë të njëjtit që shkaktojnë gjenocide tek popujt e tjerë apo që paraardhësit e tyre, disa breza më parë sollën vdekje, abuzime dhe dhunë, aty ku dikur mbretëronte një popull i lirë? Një popull pa burgje apo kriminelë, një popull në harmoni me natyrën…

100 MILIONË AUTOKTONë AMERIKANË TË MASAKRUAR

Holokausti ndaj indianëve të Amerikës, i njohur si “500 vjet luftë” është “Holokausti më i madh në botë në historinë e njerëzimit, si nga kohëzgjatja ashtu edhe nga humbjet njerëzore”.
Indianët e Amerikës popullonin gjithë kontinentin amerikan, nga zonat e akullta të Alaskës deri në majat jugore të kontinentit, Tierra del Fuego, (Toka e zjarrit) si dhe tokat e akullta pranë Antarktikut.
Shfarosja e të gjitha grupeve etnike “indie”, ose Autoktonët Amerikanë, nga Amerika e Veriut, Amerikën Qendrore deri në Amerikën e Jugut, u krye Holokausti më i tmerrshëm dhe shkatërrues i të gjitha kohërave, kryer nga duart e Perëndimit.
Holokausti ndaj autoktonëve amerikanë nuk konsistonte vetëm në shfarosjen e miliona njerëzve, por ishte diçka edhe më e thellë. Ajo madje ishte, përveç masakrës, edhe shkatërrim i përgjithshëm i kulturave të tyre shumë të avancuara në kontakt të madh me natyrën, njohuritë bimore dhe ligjeve të universit.

Po ju sjell një dëshmi tronditëse:

“MASAKRA E UJIT BLU”

“Shikoja indianët duke u përpjekur për të ikur në të gjitha drejtimet, fëmijë që zvarriteshin, gra të gjakosura, burrat që kuptohej që tashmë thuajse kishin vdekur, por që nuk donin të braktisnin lëkurëkuqtë e tyre, nuk donin të largoheshin…
Kalorësia vraponte pas tyre dhe i shtynte ata drejt këmbësorisë duke i qëlluar mbi ta me qetësi, mbushur e rimbushur pushkë me barut… Ata që arritën të shpëtojnë, u ndoqën dhe u vranë nga kalorësia.
Luftëtarët këndonin këngën e luftës dhe pastaj hidheshin mbi ushtarët, duke rënë përdhe pas disa hapash të shkurtra nga plumbat që gumëzhinin nga gjitha anët si grerëzat e zemëruara…
Pesë figura akuatike me flokët bishtaleca dolën në hapësirë të përkulur, hapën rrobat e tyre në gji, që të shihnin ushtarët që ata ishin gra, por ushtarët i ndoqën duke i bërë ato copë-copë, duke u prerë në fillim një krah, pastaj një këmbë e më pas duke au prerë gjokset e nxjerrë zemrat e tyre me shpatat e holla …
Një grup grashë, që mund të kenë qenë nja pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë, ishin strehuar në një shpellë të vogël dhe dërguan një vajzë të vogël me një leckë të bardhë në dorë, si flamur paqeje, për tu lutur për mëshirë, por…vajzën e prenë menjëherë përgjysëm ma shpatë
Ushtarët dukeshin si të çmendur, vrapuan drejt grave e qëlluan dhe i gjymtuan pa asnjë mëshirë…
Kishte nga ata që ata që gjymtonin edhe të vdekurit, i prisnin testikujt e meshkujve dhe thonin se do të bënin kuleta duhani me to. Disa oficerë bërtisnin “mjaft, ndaloni, në emër të Zotit mjaft, jeni ushtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara…”, por ata burra nuk ishin më ushtarë, ata ishin bërë si qentë hidrofobikë …

Kapiteni John Todd, rreth masakrës së Ujit Blu, 1855.

Masakruat filluan praktikisht disa vjet pas zbulimit të kontinentit amerikan dhe përfunduan në prag të Luftës së Parë Botërore, duke u zhvilluar përgjatë një periudhe të madhe kohore dhe terreni të papërcaktueshëm. Vetëm Kristofor Kolombi do vriste më shumë se gjysëm milioni amerikanë autoktonë. Mënyrat e këtij gjenocidi kanë qenë të shumllojshme, nga vrasjet e vërteta të komuniteteve të tëra, asgjësuara në mënyrë sistematike me armë nga ushtritë e rregullta apo mercenarë kriminele të punësuar, me qëllim të ruajtjes pastër të imazhit të zyrtarëve të qeverisë, si dhe përhapjen e qëllimshme të sëmundjeve endemike të tilla si variola, pa harruar dhe shkatërrimin e bimëve dhe vrasjen kafshëve për të parandaluar indianët që të ushqehen.
Një justifikim që përdorej kundër indianëve ishte ti akuzonin ata për “tradicionalizëm injorant”, apo armiqësia e tyre legjitime ndaj zakoneve dhe traditave që nuk i përkisnin atyre dhe pretendimi i të drejtave (nëse pretendimi mund të fliste, pasi prej shekujsh me radhë kanë jetuar në një territor duke ushtruar sovranitetin e tyre mbi të, që mund të konsiderohej edhe atdheu i vet) në pjesë të mëdha të territorit, që kolonët nuk do të mund ta shfrytëzonin.
Pa dyshim që shkelja e sovranitetit kombëtar të vendeve të tjera dhe superioriteti i supozuar i një stili jetese i gjykuar si i egër nga të tjerët si dhe ndërhyrja e dhunshme për të zbatuar atë mënyrë jetese është e rrënjosur thellë në traditën radikale të kulturës amerikane, e cila që vazhdon edhe sot e kësaj dite!
Sot indianët e mbijetuar janë më pak se 50 mijë prej të cilëve më së shumti jetojnë në rezerva dhe ata që janë integruar në shoqërinë amerikane, konsiderohen si një racë më inferiore. Kur mbërritën kolonët e parë, indianët bënë gabimin fatal e të qenit mikpritës. Kur emigrantët u shtuan mjaftueshë në numër filluan vrasjet dhe pretendimin se i gjithë kontinentin ishte i tyre.
Rezervat u bënë kampe të vërteta përqëndrimi, ku banorëve autoktonë u jepeshin batanije të infektuara nga variola dhe gratë sterilizoheshin, me qëllim përshpejtimin e zgjidhjes së “qështjes indiane”.
Kështu u zhdukën popujt e lashtë e të urtë amerikanë, nga fushat e mëdha, rrafshnaltat, akullnajat e shkretëtirat, viktima të emigracionit, për të cilat regjimi i mediave mundohet ta fshije nga memoria njerëzore.

“Koncepti i Hitlerit për kampet e përqendrimit, si dhe prakticiteti i gjenocidit i detyrohen shumë, thotë ai, studimeve të tij për historinë angleze dhe të Shteteve të Bashkuara. Ai admironte kampet e të burgosurve të Boerit në Afrikën e Jugut dhe ato të indianëve në Perëndimin e egër amerikan, dhe ai shpesh vlerësonte efikasitetin e shfarosjes së SHteteve të Bashkuara, nëpërmjet urisë dhe luftrave të pabarabarta ndaj egërsirave të kuqe, të cilët nuk mund të nënshtroheshin nga burgimet”

“Adolf Hitler” nga John Toland, faqe 202.

Kanë kaluar rreth 200 vjet që nga ajo masakër e tmerrshme dhe e panevojshme. Njeriu i bardhë është gjithmonë vetvetja, injorant e krminal, si në ato kohë. Tani në “Indianë” janë kthyer popujt e Palestinës, Irakut, Libanit, Afganistanit, Somalisë, Sirisë, Iranit …

Njeriu i bardhë që pushtoi Amerikën nga autoktonët me dhunë tani vret për naftë, gjoja eksporton demokracinë, luftërat … Ky njeri i bardhë tani mban flamurin e paqes …vazhdon gjenocidin. E pra, nuk janë ditë të kujtesës për të gjithë viktimat e pafajshme njëlloj….
Tashmë na takon ne, fëmijëve të njeriut të bardhë, kaq injorant e i dhunshëm, për t’i dhënë fund këtij zinxhiri … Ndoshta s’mund të bëjmë diçka fizikisht, por me fjalë mundemi, ose të paktën të mos pajtohemi me ta, e ti dënojmë me zemër.

Për të marrë një ide të etikës së tyre të mrekullueshme, kam përgatitur edhe kodin e Etikës së Autoktonëve amerikanë.

KODI I ETIKËS SË AMERIKANËVE AUTOKTONË

1. Ngrihuni me diellin për të medituar.
Meditoni vetëm.
Meditoni shpesh.
Shpirti i Madh do ju dëgjojë, nëse luteni vetëm.

2. Jini tolerantë ndaj atyre që kanë humbur rrugën e tyre.
Injoranca, mendjemadhësia, zemërimi, xhelozia dhe lakmia dalin
nga një shpirt i humbur.
Lutuni për ta, për të gjetur një udhërrëfyes.

3. Kërko nga vetvetja, i vetëm.
Mos lejoni që të tjerët të bëjnë rrugën tuaj, për ju.
Është rruga juaj, e vetëm e juaja.
Të tjerët mund të ecin me ju, por askush s’mund të ecë për ju.

4. Trajtoni mysafirët në shtëpinë tuaj me shumë konsideratë.
Shërbeni ushqimin më të mirë, jepni shtratin më të mirë
dhe trajtoni ata me nder dhe respekt.

5. Mos e merrni atë që nuk është juaja edhe nëse është nga
një afërm, një komunitet i juaji, i natyrë apo të njëjtës kulturë, nuk merret as nuk jepet, sepse nuk është e jotja.

6. Respektoni të gjitha gjërat që popullojnë këtë tokë,
qofshin ato njerëz, kafshë apo bimë.

7. Ndero mendimet ndryshe, dëshirat dhe fjalët e të tjerëve.
Asnjëherë mos ndërprisni një tjetër dhe mos u tallni as mos e imitoni atë.
Lejoni secilit person të drejtën për shprehje personale.

8. Asnjëherë mos flisni për të tjerët në një mënyrë të keqe. Energjia negative që e vihet jashtë në univers do të shumohet kur të kthehet tek ju.

9. Të gjithë njerëzit bëjnë gabime.
Dhe të gjitha gabimet mund të falen.

10. Mendimet e këqija shkaktojnë sëmundje në mendje,
në trup dhe në shpirt. Praktikoni optimizëm.

11. Natyra nuk është për ne, por ajo është një pjesë e jona.
Bëjnë pjesë në familjen tonë tokësore.

12. Fëmijët janë fara e së ardhmes sonë. Mbjedhin dashuri në zemrat e tyre dhe shpërndajnë me mençuri mësimet e jetës, kur të rritën, nga hapësira ku u rritën.

13. Shmangni dëmtimin e zemrave të të tjerëve.

14. Helmi i dhimbjes sonë do të kthehet tek ne.

15. Jini të sinqertë në çdo kohë. Ndershmëria është dëshmia e vullnetit të secilit brenda këtij universi.

16. Mbani veten të ekuilibruar.
Trupi juaj mendor, shpirtëror emocional e fizik, të gjithë kanë nevojë të jenë të fortë, të pastër e të shëndetshëm.
Ushqeni trupin për të forcuar mendjen. Rrituni me bollëk në shpirt për të kuruar çrregullimet emocionale.

17. Merrni vendime dhe reagoni pasi jeni informuar mirë.
Bëhuni të përgjegjsheëm për veprimet tuaja.

18. Respektoni privatësinë dhe hapësirën personale të
të tjerëve.
Mos prekni pronën personale të tjerëve,veçanërisht objekte të shenjta dhe fetare. Këto janë të ndaluara.

19. Të jeni besnikë ndaj vetvetes. Nuk mund të ushqeni e ndihmoni të tjerët nëse nuk është e mundur të ushqeni e ndihmoni vetveten.

20. Respektoni besimet e tjera fetare.
Mos e detyroni besimin tuaj te të tjerët.

21. Ndani pasurinë tuaj me të tjerët.
Merrni pjesë në bamirësi.

Përgatiti Rozart Dani.
Luksemburg 2019

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne