Ditë e zezë për plazhet shqiptare, tre pushues u mbytën sot, njëra turiste e huaj

Me nisjen e sezonit veror, janë regjistrur disa ngjarje të rënda në bregdetin shqiptar. Sot ka qenë dita më e rëndë e këtij sezoni pasi gjatë orëve të paradites janë mbytur tre pushues.

Një turiste polake u mbyt në bregun e Sarandës, në vendin e njohur si kanali i Çukës. Viktima është është identifikuar Noworycka Peter Iwona, 52-vjeçe.

Trupi i pajetë i polakes së ndjerë, u dërgua në morg, ku po kryhen veprimet e rastit.

Ndëkorhë, një person humbi jetën i mbytur në zonën e Porto Romanos. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.45 të mesditës së sotme. Viktima është 62-vjeçari M.M., banues në Durrës, i cili është mbytur duke u larë në det.

Më herët, gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune u gjet i pajetë në zonën e Currilave, në Durrës, një burrë i moshës 72-vjeçare. Ishin kalimtarët e rastit ata që gjetën kufomën buzë detit, duke lajmëruar policinë.

Viktima është identifikuar me inicialet A.K., banues në Durrës. Edhe pse ngjarjet tragjike janë të shumta në brigjet shqiptare, është bërë pak për rritjen e parametrave të sigurisë. Kullat e vrojtimit apo rojat bregdetare ende mungojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne