Ditë masakre ndaj palestinezëve, 37 dëshmorë dhe mijëra të plagosur

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat e zhvilluara në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë martirizuar 37 palestinezë si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.

Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem (Kuds), ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për të protestuar 70 vjetorin e Nakbas.

Nga ana tjetër në kuadër të grevës së përgjithshme të shpallur në të gjitha qytetet e Gazës, është ndërprerë puna në të gjitha institucionet publike dhe private për shkak të marshit milionësh.

Grupet palestineze më parë kishin bërë thirrje që të protestohet kundër SHBA-ve dhe Izraelit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne