Diyaneti turk ndihmon të pastrehët në Malmo të Suedisë

Në xhaminë e Malmos të Suedisë, të ndërtuar nga Enti për Çështje Fetare të Turqisë (Diyanet), të pastrehet u ndihmuan me ushqim dhe veshmbathje.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqata e Kulturës Islame, rreth 50 të pastrehuar, të cilët jetojnë nëpër rrugë, u ndihmuan me ushqim dhe rroba.

Nëpunësi i xhamisë së Malmos, Mehmet Emin Can bëri të ditur se është prekur nga pamja e të pastrehëve që jetojnë nëpër rrugët e qytetit në ditët kur temperaturat kanë zbritur nën 0°C.

Duke e bërë të ditur se detyra e çdo myslimani është të kujdeset për personat në nevojë pa dallim feje, gjuhe apo race, Mehmet Can tha: “Feja islame çdoherë është përkujdesur për viktimat dhe të shtypurit. Edhe ne deshëm që sadopak t’i ndihmojmë të pastrehët që jetojnë nëpër rrugët e Malmos. Unë falënderoi kryesinë e xhamisë dhe xhematin myslimanë për ndjeshmërinë e treguar ndaj kësaj çështjeje”.

Ndërkaq Ekrem Genç, kryetari i Shoqatës së Kulturës Islame, bëri të ditur se ndihmat ndaj të pastrehëve do të vazhdojë çdo muaj në mënyrë të rregullt./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne