Djali i Adem Jasharit ka një mesazh për shqiptarët

Bashkim SHALA

Lulzim Jashari, I biri I Heroit të Kosovës Adem Jashari, ka bërë thirrje liderëve shtetrorë e politikë që të heqin dorë nga veprime që dëmtojnë Shqipërinë dhe kombin në pergjithësi. Këtë thirrje trashëgimtari I heroit legjendar e ka bërë nga Kruma e Hasit ku ishte I ftuar në aktivitetin e perbashkët të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe atyrë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. “Historia ka dëshmuar se të bashkuar mund t’I përmbushim qëllimet e mëdha. A jemi sot të bashkuar rreth qëlimeve të mëdha?.Pergjigja është se nuk jemi një zë në situatat kur duhet të flasim dhe të reagojmë si komb. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të tanishme që po kalojnë shqiptarët. Jemi dëshmitarë të perçarjeve të thella brenda shqiptarëve të cilat po nxiten nga politika . Nga këtu u bëjmë thirrje liderëve shtetrorë dhe atyre politikë që të mos bëjnë veprime që dëmtojnë Shqipërinë dhe kombin në përgjithësi. Ato duhet të jenë shembull mirëkuptimi, I zgjidhjes së problemeve përmes dialogut dhe jo I nxitjes së perçarjeve që po na dëmtojnë rëndë”, tha Lulzim Jashari gjatë fjalës së tij pershendetëse gjatë takimit në Krumë të Hasit. Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bashkë me simotrën e saj në Shqipëri, Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Bashkia e Krumes me rastin e 5 majit,ditës së deshmoreve dhe me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të parë të UÇK-së Luan Haradinaj, vrarë nga forcat serbe me 6 maj të vitit 1997, në afersi të Vlahnës, organizuan një manifestim perkujtimor në qëndër të qytezës së Krumes. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, apo familjarë të tyre, veteranë të UÇK-së, pjestarë të familjeve të deshmorëve, deputetë të parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosoves.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne