Djali i miliarderit Soros në jug me Ramën: Shqipëria fantastike, Edi njeri vizionar

Djali i miliarderit George Soros në kuadër të një turi në Ballkan ka vizituar edhe Shqipërinë. Pas Beogradit dhe Prishtinës, ai është ndalur edhe në vendin tonë.

Aleksandër Soros ka vizituar jugun e Shqipërisë, ndërsa pasditen e sotme ka publikuar një foto me kryeministrin Rama, i cili gjithashtu fundjavën ka vendosur ta kalojë në Vlorë, ku mori pjesë në disa aktivitete. 

Në postimin e tij në Instagram, Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën duke e vlerësuar si vizionar, ndërsa shton se ndihet mjaft mirë në Shqipëri.

Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.

Aleksandër Soros

Disa ditë më parë Soros zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Postimi i Aleksandër Soros

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne