Djali i mitur rëndë në spital pasi u gjet i aksidentuar në rrugë, babai: Më ra nga dritarja e makinës

Detaje të rënda dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku një fëmijë u dërgua në gjendje kome në spital. Bëhet fjalë për një djalë rreth 5 vjeç, i cili në rrethana të paqarta u dërgua në spital nga një makinë e rastit që kalonte në afërsi të urës së Bardhajve të njësisë Rrethina.

Pak minuta më vonë në spital është paraqitur dhe babai i vogëlushit, i cili ka pohuar se djali kishte rënë nga dritarja e makinës.

Babai i ka thënë mjekëve se fëmija teksa po udhëtonte me makinë, i ka rënë nga mjeti dhe nuk e ka dëgjuar. Fëmija sipas babait ka hapur dritaren dhe ka rënë poshtë, aksident të cilin ai se ka vërejtur. Ndërkohë, një mjet tjetër që e ka parë të aksidentuar fëmijën e vogël, e ka dërguar në spital ndërsa vazhdon që të jete ne gjendje të rendë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne