Bota

Djali i Netanhyahut shan rëndë Turqinë

Përderisa marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë janë në pikën më dobët, djali i kryeministrit izraelit i ka hedhur benzinë zjarrit, duke fyer rëndë Turqinë.

Yair Netanjahu, djali i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka përdorur rrjetin social Instagram për të fyer Turqinë, ku ka shkruar “Q**sha Turqinë”, shkruan Haaretz.

Në lidhje me rastin, zyrtarët izraelitë kanë theksuar se këtu nuk ka asgjë të pazakontë, pasi “Yair Netanjahu është një person privat, siç është edhe llogaria e Instagram-it”.

Postimi vjen në kohën kur Izraeli dhe Turqia kanë shkëmbyer fjalë të rënda me njëra-tjetrën në lidhje me dhunën e shpërthyer gjatë ditëve të fundit në Gaza.

OPINIONE