Djali i Nishanit braktis shtetësinë shqiptare

Për shumë vite, e kemi dëgjuar Bujar Nishanin tek na fliste për zhvillimin e Shqipërisë si dhe për atdhedashurinë. Kjo sidomos gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.

Por, djali i tij i vetëm ka vendosur të braktisë shtetësinë  shqiptare. Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij në dekretin e 18 marsit të këtij viti, një dekret që mban firmën e Presidentit Ilir Meta.

Në mesin e 9 personave që kanë vendosur të braktisin nënshtetësinë shqiptare është edhe djali i ish-presidentit Nishani. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar Ersilio Nishanin të ndërmarrë një vendim të tillë. Ai jeton prej kohësh në Austri ku vazhdon studimet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne