Djali që gjuajti me vezë senatorin dhuron donacione për muslimanët e mbijetuar në sulmin terrorist në Christchurch

Në Australi, sot të gjithë e njohin si djali i vezëve. 17-vjeçari Will Connolly u bë papritur i famshëm pasi theu një vezë në kokën e senatorit të ekstremit të djathtë, Fraser Anning, muaj më parë, për shkak se ligjvënësi pretendonte se faji për masakrën e Christchurchit, ku u vranë 51 vetë, është i emigracionit mysliman.

Connolly tani ua ka dhuruar të mbijetuarve të sulmeve në dy xhami të këtij qyteti, të gjitha donacionet e mbledhura “online” për të. Shuma mbërrin në rreth 100 mijë dollarë australianë, apo gati 70 mijë dollarë amerikanë.

Donacionet duhej t’i shërbenin adoleshentit për të mbuluar shpenzimet ligjore. Anning u censurua zyrtarisht nga Senati australian në muajin prill, për komentet e tij të cilësuara si tronditëse, e të bëra në ditën e të shtënave.

Ai refuzoi të kërkojë ndjesë për komentet e veta, pavarësisht një peticioni të firmosur nga më shumë se 1.4 milionë vetë, e kjo i kushtoi shtrenjtë, sepse nuk u zgjodh për një mandat të ri në zgjedhjet e përgjithshme të 18 majit./tch

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne