Përkundër të gjithë paralajmërimeve që vinin nga propaganda qeveritare dhe nga disa seli diplomatike të rëndësishme në vend, protesta e opozitës u zhvillua dhe përfundoi paqësisht.
Veç Erion Veliajt kërkoi ndonjë bllok gjobash, nga ato që u falsifikon firmat, por dështoi.
Mijëra qytetarë që u mblodhën në bulevard u larguan qetësisht.
Ministria e Brendshme foli për “protestë që kishte respektuar ligjin” dhe në vazhdën e propagandës rilindase e faturoi atë në regjistrin e sukseseve të policisë.
Protesta u duk që në nisje që nuk ishte projektuar për të qenë e dhunshme. Lulzim Basha doli në bulevard bashkë me vajzat e tij të vogla.
Vullnetarët e PD u rreshtuan përballë policisë për të mos lejuar përplasje.
Ky organizim ishte kontrasti që solli PD në këtë protestë, ndryshe nga sa ishte parë në protestat e organizuara nga opozita e Edi Ramës, imazhet e të cilave mund t’i shihni më poshtë.
imazhe që erdhën nga protesta ishin ato të bulevardit herë plot e herë bosh. Plot nga kamerat që e transmetuan live dhe bosh nga dronët e qeverisë që shpërdanin foto e video nëpër redaksitë e mediave pranë tyre. /Lapsi