‘Do bënte namin’, si gënjeu Erion Veliaj për Kopshtin Zoologjik (VIDEO)

“Jemi këtu për ta parë jo si një problem por si një mundësi e mirë, që pas 21 qershoirit do cojmë edhe kopshtin zoologjik në drejtimin e duhur si një hapësirë dhe frymëmarrje për një qytet që ka më shumë nevojë për paqe sesa për beton.”,ishte deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, më 31 maj të vitit 2015-të.

Por duket se ky premtim i Veliajt, ka mbetur thjesht një premtim electoral, pasi gjendja e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet, ende është e mjerueshme.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar një video të deklaratave të Veliajt duke i ballafaquar ato sot me gjendjen reale të Kopshtit Zoologjik.

“Përralla me kafshët ka treguar Veliaj por realiteti është që kafshët nuk po jetojnë as si kafshë.

Premtim i madh elektoral, i përsëritur gjatë daljeve televizive se kopshti zoologjik do ndryshonte dhe do kthehej në një atraksion për Tiranën por edhe në habitat normal për të jetuar kafshët. Brenda dy viteve të mandatit të tij do bashkohej me parkun botanik, do sillte edhe kafshë te tjera dhe nami do bëhej. Në fakt asgjë nuk është keshtu, kjo ishte përralla, ose propaganda e rradhës.”,shkruan Zhupa.

Më tej, zëdhënësja e PD-së thotë që i vetmi ndryshim që është bërë nga Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit është ndryshimi i emrit në ZooPark. Sipas Zhupës, në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, sicc e tregojnë edhe pamjet, mungon ushqimi dhe uji, kafshët dhe shpendët vendosen në kafazë të papërshtatshëm etj.

“Miliona merr Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit por të vetmin ndryshim që ka bëre është që Kopshtin Zoologjik nuk e quan si të tille por e quan dhe e prezanton si ZooPark. Duke i bere emrin anglisht i zgjidhem të gjitha hallet!

Vizituam kopshtin zoologjik dhe gjëndja është katastrofe. Kafshë në gjëndje të sëmurë, shpend në gjëndje të plagosur sepse nuk jetojnë në një kafaz të përshtatur për ta, mungon ushqimi dhe uji i bollshëm. Ushqimi me buke të mykur nuk është i përshtatshëm për kafshët.Nuk ka asnjë të dhëne shpjeguese për kafshët që supozohet të vizitojnë qytetaret dhe turistet e Tiranës . Agjensia thotë që kopshti zoologjik ka 30 lloje specie por ato nuk i gjeje në kopshtin zoologjik. Video tregon mashtrimet e Veliajt dhe gjëndjen e mjerueshme të kafshëve.

I bëj thirrje organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të kafshëve të reagojnë për këtë gjëndje.”, thuhet më tej në shkrim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne