Islamofobi Rajoni Shqiperia

“Do ja u *** kuranin, e xhaminë…” – Vijnë ofendimet e tjera nga dy radikalët katolikë

Dy radikalët shqiptarë Anton Zefi dhe Luigj Marku, të cilët tash janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë, po vazhdojnë me ofendimet e tyre ndaj myslimanëve, shkruan Gazeta Insajderi.

Në redaksinë e Insajderit, ka ardhur edhe një video e Luigj Markut, i cili ofendon rëndë fenë islame, duke përfshirë kësaj radhe librin e shenjtë Kuranin.

“Do ja u shker*** kuranin, e xhaminë, gjak prishur, do ja u q*** hoxhën në b****, ja u q** qeni nanën, ju jeni mbeturina turqish”, thotë ndër të tjera ai.

Ai u bënë thirrje myslimanëve që mos ta quajnë vetën shqiptarë por turq.

Videot e më hershme ku ofendojnë dhe shajnë këta dy radikalë ishin të postuara në Facebook, mirëpo dyshohet se pas raportimit të Insajderi dhe nisjes së hetimeve nga Policia e Shqipërisë, të dy këta radikal kanë mbyllur profilet e tyre në rrjetin social.

Para tri ditësh Insajderi ka publikuar disa video ku Anton Zefi dhe Luigj Marku, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe shqiptarëve nga Maqedonia janë nga më të rëndat deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

Dy ditë më parë Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj Zefit dhe Markut.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

“Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë: A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. /Insajderi

OPINIONE