Kryetari i Lëvizjes Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, tha se lëvizja e tij do të sjellë politikë ndryshe. Ai tha se Shqipëria bëhet dëshiron listat e hapura dhe se është i bindur se kjo betejë do të fitohet. Sipas Lapajt, Shqipëria bëhet është partia më e madhe nga ana morale në vend.
“Ne do të sjellim një politikë ndryshe. Ne duam listat e hapura, jemi të bindur se do e fitojmë këtë betejë. Duhet të mësojmë të bëjmë gjërat për parime dhe jo për interes. Prsh nëse ti do ta votosh PS-në, dëshiron të votosh atë që do tek Partia Socialiste dhe ajo që do PS-ja.
Edhe i djathti të votojë PD-në, por të votojë kandidatin që dëshiron dhe jo atë që imponon partia. Ne jemi partia më e madhe në moral në Shqipëri. Ato që quhen parti të mëdha e kanë vjedhur Shqipërinë”, tha Lapaj./Bw