“Do të japin llogari para njerëzimit të gjithë ata që e sollën Sirinë në këtë gjendje”

Kundër sulmit, që ndodhi të enjten në Idlib të Sirisë dhe ku ranë dëshmorë 2 ushtarë turq, ka reaguar edhe drejtori i komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Në postimin që ka bërë në «Twitter» Altun thotë se në sulmin e regjimit [të Esadit] ndaj ushtarëve turq, të cilët ndodhen në Idlib për të siguruar paqen dhe drejtuar aktivitetin e ndihmave humanitare, kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë dhe janë plagosur 5 të tjerë.

“I kërkoj Zotit mëshirë për dëshmorët tanë dhe uroj shërim sa më të shpejt për ushtarët e plagosur. Shteti ynë e ka marrë dhe do të vazhdojë ta marrë hakun e dëshmorëve. Ata që e kanë e sjellë Sirinë në këtë gjendje, një vend i ekspozuar ndaj gjakderdhjes, terrorizmit dhe lotëve, pa përjashtim do të japin të gjithë llogari para njerëzimit. Shteti ynë është i madh, kombi ynë është i shtrenjtë, atdheu ynë është i shenjtë”,- shkruan Altun në «Twitter»./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne