“Do të jetë një gabim i madh nëse Hezbollah mendon të krijojë krizë me Izraelin”

Kryeministri izraelit, Benajmin Netanyahu, ka deklaruar se do të jetë një gabim i madh nëse Hezbollah mendon të krijojë krizë me Izraelin.

Sipas lajmit të Institucionit Izraelit të Transmetimit Publik (KAN), Netanyahu në një deklaratë të bërë në bazën ajrore Hatzerim tha se, “Do të jetë një gabim i madh nëse Hezbollah mendon që do të mund të kapërcejë krizën në Liban duke krijuar krizë me Izraelin”.

“Libani për të parandaluar fatkeqësi të tilla si shpërthimi në Portin e Bejrutit, duhet të mbajë larg nga territoret civile raketat dhe lëndët shpërthyese të fshehura nga Hezbollahu”, tha ndër të tjera Netanyahu.

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin. Në shpërthim humbën jetën të paktën 171 persona dhe rreth 6 mijë të tjerë u plagosën, ndërkohë që 30-40 njerëz të tjerë janë të humbur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne