Shqiperia

Do të merrni pagat, grevistët nxjerrin zbuluar kompaninë: Po na mashtrojnë, nuk ka kaluar asnjë lek

Kur kanë më shumë se dhjetë ditë në grevë urie, tashmë naftëtarët e Ballshit duket se janë mosbesues në premtimet e kompanisë për marrjen e pagave.

Grevistët thonë se u është thënë se pagat kanë kaluar në banke, por sipas tyre po i gënjejnë dhe po i mashtrojnë. Grevistët presin që sot ti njoftojë banka për pagat e hedhura në bankë.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e grevistët është shumë problematike. Mjekja e spitalit të Ballshit thotë se ata nuk pranojnë që ti vizitojnë mjekët edhe pse aty ka grevistë shumë të sëmurë.

“Kam qenë në gjendje shumë të keqe, do të jemi deri në vdekje nuk ka tërheqje. Janë vetëm mashtrime janë bërë të tërë mashtrusa.

Kjo është lojë e shteti, shtet-kompani. Ne nuk kemi besim deri sa të shikojmë lek në dorë. Asnjë lloj gjëje deri në këtë moment që flasim.”– shpjegoi një nga grevistët.

Ndërkohë Viktor Mahmutaj, një nga përfaqësuesit e kompanisë, u shpreh se pagat kanë filluar duke ju kaluar dhe disa i kanë tërhequr.

“Unë ju konfirmoj se pagat kanë filluar që të shpërndahen. Ju garantoj se të gjithë punonjësit do të marrin pagat. Po marrin pagat dhe disa po i tërheqin. Disa punonjës kanë marrë pagat.”– tha Mahmutaj./tpz

OPINIONE