Do të restaurohet kisha ortodokse e shkatërruar nga militantët në Siri

U njoftua se kisha ortodokse Tekla e cila u shkatërrua nga militantët dhe e cila gjendet në qytetin historik të krishterë, Malula, në verilindje të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, do të reastaurohet plotësisht dhe do të hapet për rituale fetare brenda një muaji.

Në një deklaratë të bërë për anëtarët e shtypit, zyrtari i kishës Atë Elias u shpreh: “Gjithçka u shkatërrua. Filluam menjëherë punën e rinovimit. Tani pothuajse çdo gjë është e gatshme. Vetëm do të merren mobilet e qelive dhe murgeshat e kishës do të mund të kthehen në vendin e tyre brenda së paku një muaji.” Ai shtoi se pas rinovimit, ritualet fetare në kishë do të fillojnë përsëri dhe do të zhvillohen çdo ditë.

Ndërsa, Olga Potapova përmendi rëndësinë e restaurimit, duke thënë: “Është shumë e rëndësishme për këtë qytet të vogël që të restaurohen të gjitha ato që janë shkatërruar, sepse këto struktura mbijetojnë falë pelegrinëve. Siç po e shihni, tani këtu nuk ka as një turist të vetëm. Për këtë arsye, kjo që po shohim sot është një kënaqësi e madhe për banorët e këtij qyteti dhe Sirisë në përgjithësi. Mendoj se është një kënaqësi e madhe edhe për të gjithë rrethin e krishterë.”

‘KISHË NË TË CILËN KA QËNDRUAR JEZUSI’

Malula, në të cilën besohet se ‘Jezusi ka qëndruar për një kohë’, është vendi i vetëm në botë ku flitet gjuha aramaike, e njohur si gjuha e Jezusit. Dy e treta e popullit vendas përbëhet nga të krishterët. Qyteti i kapur nga militantët e Fatih al-Sham (Fronti Al Nusra) në vitin 2013, mori trupat ushtarake siriane në prill të vitit 2014. Gjatë kohës kur qyteti ishte në duart e militantëve, u shkatërruan dhe u plaqkitën shumë tempuj të të krishterëve.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne