“Do të rezistojmë deri në vdekje”, banorët e Astirit me shkopinj në duar për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja

Banorët e zonës së Astirit janë grupuar ditën e sotme për të mbrojtur banesat e tyre, pasi IKMT ka paralajmëruar se do të ndërhyjë për të shembur banesat e tyre, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Megjithëse ende nuk kanë mbërritur forca policie dhe përfaqësues të IKMT-së, banorët janë mobilizuar me shkopinj në duar për të mbrojtur banesat e tyre.

Njëri nga banorët në një intervistë për Fax News, u shpreh se do të rezistojnë deri në vdekje për të mbrojtur pronat e tyre, ndërkohë që shprehet se qeveria mund tu japë zgjidhje me dialog.

“Këto nuk duan zgjidhje, këto duan përballje me qytetarët e pafajshëm. Kush ka gjë në dorë për të ndaluar këto kriminelë të reagojë. Këtu duan që ti hapin rrugë kullave që do të shitet 5000 euro metri. I bëj thirrje segmentit të policisë së shtetit mos u afroni tek ne. Kemi 1 vit që jemi dhunuar na kanë torturuar.

Këta po vijnë tek ne që do të na dhunojnë. Ne duam zgjidhje duam dialog, nuk jemi kundër projekteve për zhvillim.

Sot nuk pritet nga banorët e Unazës së Re asgjë. Ne jemi në pronat tona. Nuk mundesh të shkelësh të drejtat e njeriut. Ne jemi krenar që qëndruam para këtyre banditëve. Edi Rama pushtetin e ka ndarë me kriminelët.

Ne kërkojmë zgjidhje dhe dialog. Ne do rrezikojmë deri në frymën e fundit. Jemi të vendosur deri në vdekje.”– u shpreh njeri nga banorët./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne