Dokument/ Më 28 dhjetor 2018, Guvernatori Sejko, ka zhdukur (pastruar) 22 milionë euro të “Abi BANK”; i ka quajtur “humbje”

Po flasim vetëm me fakte shkresore/ Me Rezolutën (Vendim) Nr. 96, Nr. Reference 11820 FD, datë 19.11.2018; Andi Ballta, Drejtor i Fondacionit mafioz rus-serb-grek-turk-qipriot me emrin “Tranzit shpk”, i cili, në Shqipëri vetë-prezantohet dhe vepron prej 5 vitesh, si Banka e Inavestimeve Amerikane “Abi BANK”; i ka dërguar kërkesë Guvernatorit të Bankës së Shtetit, Gent Sejko, t’i miratonte pakësimin e kapitalit vjetor në vlerën 22 milionë euro, me justifikimin (lojën), se gjoja “Abi Bank”, ka dalë “me humbje” për vitin 2018.

Me sa dimë, sipas ligjit të falimimentit, çdo biznes që del me humbje, mbyllet me vendim gjykate, mirëpo ligji nuk është zbatuar me “bankën e Lindës” (siç njihet e siç është në fakt në 33% aksione); mbasi në datën 03.01.2019, me Nr. Regj. Nr. 000236 Kodi Postar; “Abi BANK” ka deklaruar se ka marrë nga Banka e Shtetit Shqiptar, përgjigjen zyrtare Nr. 6900/2 Prot., datë 28.12.2018, me miratimin për pakësimin e kapitalit.

Me përgjigjen e saj, Banka e Shtetit, njofton offshoren “Abi BANK”, se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, i drejtuar nga Guvernatori (pa mandat) Gent Sejko; i ka miratuar kërkesën: “Për miratim paraprak, të zvogëlimit të kapitalit financa-pasuri të vitit 2018, në vlerën 22 milionë euro, aq sa e ka kërkuar “Abi BANK”.

Sa për saktësim, vendimi në favor të “Abi BANK”, është votuar “PRO”(NTO) nga i gjithë Këshilli Mbikëqyrës i emëruar nga vetë kryeministri Rama; i cili përbëhet nga “fullanasti” Gent Sejko (pa mandat), nga “piramidalistët” Ridvan Bode e Arben Malaj dhe nga “pastruesit” e PS-LSI; Suela Popa (Tavo) Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha (Dekani i Juridikut), Natasha Ahmetaj, Edlira Luçi e Tonin Kola.

Vendimi i datës 28.12.2018, është firmosur nga Deniz Dëralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shtetit, (ish) ekspert e konsulent i “Abi BANK”, i cili “çuditërisht”, pas 3 muajve të firmosjes; me Vendim nr. 44/2019, datë 03.04.2019 të Kryesisë së Kuvendit; është emëruar edhe Anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, që i ndalohet me ligj, mbasi Banka e Shtetit dhe Departamenti që ai drejton, janë subjekt kontrolli prej këtij Autoriteti.

Në Vendimin e Bankës së Shtetit, të noterizuar nga Alket Mançka, vëlla i gruas së Arben Ahmetajt, thuhet se miratohet kërkesa e “Abi BANK”, për t’i ulur vlerën e kapitalit vjetor-2018; nga 5 miliardë, 276 milionë, 328 mijë e 449, pikë 37 lekë; në vlerën 3 miliardë, 85 milionë, 458 mijë e 757 pikë 55 lekë; ku vlera e pakësuar (hequr e zhdukur), është 22 milionë, 56 mijë, 309 e 64 Euro.

Kjo lojë mafioze, me fshehje e zhdukje miliardash nga tregu bankar; rezulton se nuk është bërë vetëm në vitin 2018, por edhe në vitin 2016 në vlerën 23 milionë euro dhe në vitin 2017 në vlerën 21 milionë euro; pranuar nga vetë drejtori Andi Ballta i “Abi BANK”, i cili, në Kërkesë-Rezolutën (Vendim) Nr. 96, Nr. Reference 11820 FD, datë 19.11.2018, drejtuar Guvernatorit Sejko, i kujton: – “Për pakësimin e vlerës së kapitalit; kërkojmë të veprohet me të njëjtën procdurë e praktikë, siç kemi vepruar bashkërisht edhe në datën 31.12.2016”.

NË VIJIM/ do publikojmë fakte të tjera shkresore, që provojnë se Linda Rama ka qenë edhe anëtare Bordi në “NBG Bank”, miratuar nga Gent Sejko; por edhe se çfarë është bërë e vazhdon të bëhet, brenda offshores “ABI BANK”; që vetë-prezantohet me logo Investimesh Amerikane, por në fakt, është “Lavanderi Qendrore në Shqipëri”, që grumbullon, qarkullon, pastron e transferon miliardat që prodhon krimi dhe mafia ekonomike-financare shqiptare, turke, kosovare, maqedonase, greke, ruse, serbe-qipriote./Pamfleti

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne