Dokument/ Shpërthen kolera e spastrimeve në ISSH; hetim zyrtarëve: kur, si dhe nga cilët janë emëruar e ngritur në detyrë

Është tmerr edhe ta mendosh, terrorin qeveritar, që ka nisur këto ditë ndaj zyrtareve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH); kur gjithë shoqëria e shteti, janë izoluar e mbërthyer në panik, nga rreziku i “COVID-19”.

Mirëpo as karantina, as gjendja e luftës dhe as kriza finaciare; nuk e kanë penguar kryeministrin Rama e ministren Denaj, për të nisur një operacion presioni në administratën e ISSH, ku çdo punonjës duhet të tregoj çdo detaj, sikur do rekrutohen për shërbime në FBI.

Drejtori i burimeve njerëzore në ISSH; me urdhër të ministres, ka shpëndarë një formular “TIP”, me të cilin njofton drejtorët e rretheve, se çdo punonjës duhet të bëjë vetë-deklarim, mbi të dhënat e punësimit fillestar dhe ecurinë në karrierë brenda institucionit.

Dokument/ Shpërthen kolera e spastrimeve në ISSH; hetim zyrtarëve: Kur, si dhe nga cilët janë emëruar e ngritur në detyrë
Dokument/ Shpërthen kolera e spastrimeve në ISSH; hetim zyrtarëve: Kur, si dhe nga cilët janë emëruar e ngritur në detyrë

Formulari ka 10 skeda, që duhen plotësuar me detaja nga punonjësit në këtë kohë kolere, kur asnjë prej rubrikave të formularit, nuk ka lidhje me karantinën apo infektimin, por vetëm me mënyrën e punësimit dhe gradimit në detyrë.

Me rubrikën: “Cili ju ka rekomanduar për emërim e ngritje në detyrë në ISSH”; kryeministri i nxjerr bojën propagandës së tij, se gjoja punimet në administratën publike në këto 7 vite “rilindje”, qenkan bërë e po bëhen me konkurse.

Njoftimi është bërë me “e-mail”, shoqëruar me Formularin përkatës, me të cilin kërkohen të dhëna të detajuara për datën, muajin e vitin, kur kanë nisur punë specialistët; por dhe arësyet e argumentuara, se për çfarë motivi kanë filluar punë në ISSH.

Skandal në formular, është rubrika “Rekomandim punësimi”, ku duhet të shënohet me saktësi e detaje; se cili është personi, që e ka propozuar emërimin e punonjësit në ISSH, ndryshimin e sektorit, apo ngritjen në detyrë.

Ka “info”, se ky operacion “hetimi” për zyrtarët e ISSH, ka nisur e do bëhet në të gjithë institucionet dhe shërbimet e shtetit, jo si zbatim kushti të BE për pastrimin e administratës; por sepse ministria e Financave dhe ISSH-ja, po bëjnë gati listat e votuesve, që ka PS në administratën publike.

Me kërkesën, që çdo punonjës, duhet të deklarojë mënyrën dhe personin rekomandues të emërimit e ngrjes në detyrë; zbulohet se cilët janë besnikë e “vota” të sigurta për PS; dhe cilët janë “vota e spiunë” të PDIU, PD, LSI etj.

Kjo kërkesë me të dhëna kaq të detajuara; është absurde, mbasi po bëhet sikur ISSH-ja do shkrihet fare dhe punonjësit, do ri-emërohen nga fillimi në institucione e detyra të tjera.

Ja çfarë duhet të vetë-deklarojnë zyrtarët e ISSH

– Informacion për Tipin e Kontratës së emërimit (Komandim-komandim me afat-emërim 1 vit, apo emërim pa afat.

– Informacion të saktë, për datën e kërkesës së punësimit, të bërë nga punonjësi.

– Informacion për lëvizjet nga një detyrë, apo zyrë në tjetrën, brenda institucionit.

– Informacion të detajuar, për çdo akt zyrtar, apo shkresë që punonjësi ka hartuar e lëshuar, brenda institucioneve për emërimin apo refuzimin e kandidaturave.

– Informacion të detajuar, lidhur me arësyen e punësimit; dhe nëse ka ndëruar vend pune brenda ISSH e për çfarë motivi, ose mbi ç’bazë është ngritur në detyrë.

– Informacion të detajuar, nëse në dosje, ka kërkesë individuale punësimi nga punonjësi, apo nëse ka shpallje konkurrimi për atë vend pune.

Ky “hetim elektoral partiak” i punonjësve në këtë kohë kolere, është çmenduri qeveritare; për faktin se në vend që kryeministri Rama, të zgjidh krizën financiare e jetike që ka kapur edhe moshën e tretë, ka nisur skenaret për votat e mandatit të 3-të.

Është absurde, kur mendon se këtë operacion partiak në adminisratën e ISSH, po e realizojnë ministrja Denaj dhe Tatimet; të cilat në këtë kohë krize, duhet të japin pensionet dhe pagat e papunësisë; sidomos pagesat e bukës, për afro 100 mijë njerëz që kanë punuar në të zezë e janë në mjerim.

E gjithë kjo skemë, është rihapje “gare” nga ana e drejtuesve të kupolës së PS, për emërime militantësh e familjarësh në ISSH, por edhe për treg për shitje postesh e vendesh pune, siç kanë bërë deri sot; duke realizuar 3 objektiva: mbushin zyrat me besnikë, kutitë me vota dhe xhepat me miliona. Kaq për sot./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne