Dokumenti i CIA-s/ Ja pse Enver Hoxha favorizonte Ramiz Alinë

Zhbirimet e CIA-s dhe FBI-së përtej ‘Perdes së Hekurt’ nuk do të mungonin asnjë moment.
Interesimi i inteligjencës amerikane, por edhe njohja e politikës së vendit më të izolouar të bllokut komuniste gjer në nuancat e fundit ishte mbresëlënëse, shkruan Konica.al.

Në një dokument të klasifikuar si ‘sekret në tërësinë e tij’, një burim i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) kishte dhënë disa vlerësime interesante për liderin e asokohshëm shqiptar, Ramiz Alia.

Burimi shqiptar i FBI-së, identiteti i të cilit nuk zbulohet, kishte afërsi të madhe me Ramiz Alinë, madje si shok i fëmijërisë.

Ai e përshkruante atë si një personalitet miqësor dhe mjaft popullor me shokët e tij.

Nga dromcat që kishin grumbulluar nga rrugë të ndryshme, FBI konsideronte se ‘Enver Hoxha kishte inxhinjeruar vrasjen e Mehmet Shehut për t’i sheshuar rrugën ngritjes së Alisë në pushtet, raporton “Konica”.

Po përse favorizohej Ramizi nga Enveri?

Sipas raportit të FBI-së, ‘natyra e butë e Alisë do ta bënte pozicionin e fëmijëve dhe gruas së Hoxhës (Nexhmije Hoxhës) më të sigurtë’.

Gjithnjë sipas burimit shqiptar ‘Alia kishte zbutur disi tonet e propagandës shqiptare, dhe do të donte të përvetësonte një politikë më pak shtypëse në Shqipëri, por ai nuk kishte dorë të lirë për shkak se Nexhmije Hoxha mbetet fuqia e vërtetë në Shqipëri’

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne