Dokumenti zyrtar i ISIS për shitjen e robërve në Irak dhe Siri

Grupi terrorist ISIS, i cili që prej pushtimit të rajoneve të Irakut dhe Sirisë ka krijuar tregun e skllevërve, ka përpiluar edhe dokument zyrtar për këtë lloj tregtie.

Agjencia e lajmeve Sputnik bën të ditur se pas çlirimit të Mosulit në provincën Ninva në veri të Irakut, është zbuluar një dokument i terroristëve të ISIS për shit-blerjen e skllevërve. Në këtë dokument janë regjistruar të dhënat e skllevërve si emri, gjinia dhe mosha, si dhe të dhënat e blerësit, i cili do të jetë pronar i skllavit deri në shitjen e radhës. Edhe më parë, kanë ekzistuar informacione mbi shit-blerjen e grave dhe vajzave irakiane dhe siriane nga terroristët e ISIS, por ky dokument dëshmon se kjo tregti e ndyrë dhe çnjerëzore ka qenë tepër e organizuar në bazë të direktivave të krerëve të ISIS.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne