Domart Konjari shpallet në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë

I dyshuari kryesor për vrasjen e të hënës në Tiranë është Domart Konjari, një emër i njohur për policinë e Tiranës. Devi Kasmi ruhej prej kohësh nga plumbat e Konjarit, pasi në vendin e ngjarjes u gjetën dy pistoleta që dyshohet se janë të viktimës. Policia gjeti në vendngjarje 9 gëzhoja plumbash. Dyshohet se atentati u krye nga dy persona që lëviznin me motor.

Kasmi ishte i dënuar me një vit burg nga Gjykata e Pogradecit, kurse Domart Konjari është i njohur për trafik ndërkombëtar të drogës. Ai është liruar në Shqipëri për shkelje procedurash.

Viktima e djeshme Devi Kasmi u hetua për vrasjen e Franc Konomit por për të nuk u gjetën prova. Ndërkohë autori i dyshuar i vrasjes së Kasmit, Domart Konjari është në kërkim prej dy vitesh për trafik droge e ngjarje të tjera kriminale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne