Donald Lu përmend emrat e 5 peshqve të mëdhenj: Hetimet po vazhdojnë edhe ndaj Tahirit e Llallës

Sot ambasadori amerikan Donald Lu një dite pasi ish ministri dorëzoi mandatin e deputetit, ka bere deklarata te forta lidhur me ata qe i quan peshq te mëdhenj dhe ka përmendur edhe emra.

Në një aktivitet për OJQ shqiptare, Lu tha se kishte besim tek këto organizata se mund te ishin te pavarura dhe te ndikonin ne jetën e shqiptareve.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi. Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj. Ata duhet të kapen. Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Duhert të ndihmoni publikun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, – tha Lu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne