Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit

Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.

Më tej në reagimin e diplomatit amerikan thuhet se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. “Në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit”-thekson ambasadori, duke nënkuptuar qartë opozitën që ka kontestuar procesin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne