Rajoni

Dorëheqja e Haradinajt në mediat serbe/ “Rambo” i Kosovës për të tretën herë në Hagë

Lajmi i papritur i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës, përveçse mediave në gjuhën shqipe dhe atyre ndërkombëtare, ka mbuluar  edhe mediat serbe, që i kanë bërë jehonë,të gjitha pa përjashtim.

Televizioni publik i Serbisë, e ka titulluar raportimin me titrat: “Rambo” i Kosovës ftohet për të tretën herë nga Haga”.

Ndërkohë gazeta popullore “Danas” ka njoftuar vetëm me një titull të shkurt: “Haradinaj jep dorëheqje”, ndërkohë që po të njëjtin titull, sikurse “Danas” e ka vendosur edhe “Telegraf.rs”.

“Blic.rs” lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka ilustruar me foton e lajmit të fundit, duke treguar në titull edhe deklaratën e tij se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Raportim për dorëheqjen e Haradinajt ka pasur edhe nga televizioni “B 92”, i cili e ka shoqëruar atë një titull të shkurt: “Haradinaj dorëhiqet”./cna

OPINIONE