Dorëheqja e Pjetrit, reagon Basha: Asgjë nuk ndyshon deri sa të largojmë kokën e krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas njoftimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri për dorëheqjen nga marrja e detyrës, pas publikimit të dokumenteve nga selia blu që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Basha shkruan se dorëheqja e Pjetrit do të thotë një kriminel më pak në politikë.

Kryedemokrati thekson se pas këtij zhvillimi “asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha./lapsi

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne