Dorëheqja e Tahirit, flet Zagani: Nuk besoj te drejtësia, por jam i gatshëm të dëshmoj

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, i cili jeton në Zvicër si azilant politik, ka komentuar situatën e fundit politike në Shqipëri, ku ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dha dorëheqjen.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Zagani është shprehur se Tahiri dorëzoi mandatin vetëm pasi mor garancinë për paprekshmërinë e tij.

“Jam i gatshëm të dëshmoj nëse e kërkon prokuroria. Ka pasur hetime për mua në prokurorinë e Fierit, për Ramën dhe Tahirin unë jam një kriminel. Unë nuk kam besim tek drejtësia shqiptare. Dorëzimi i mandatit të Tahirit pasi mori garanci për paprekshmëri. Prova e besnikërisë së tij ndaj Ramës ishin 6 muajt e heshtjes’, – tha Zagani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne