“Dorëheqje pa kushte e kryeministrit”/ Sheshet dhe rrugët plot! Sot protesta e 20 qytetare: Revolucion! Rama n’burg!

Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 20-të ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Edhe pse kanë kaluar plot 19 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 19 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre. Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë./BW

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne