Dorëhiqet drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka dhënë dorëheqjen.

Sipas informacioneve Keri është dorëhequr sot dhe mësohet shkak ka qenë situata e krijuar nga COVID-19.

Më tej shtohet se nga ministria e Infrastrukturës janë marrë menjëherë masa dhe ai është zëvendësuar nga Edlira Liçi, e cila gjithashtu punon në Autoritetin e Aviacionit Civil.

Kush është Krislen Keri?

Në një CV të publikuar online, Keri shkruan se ka përvojë në sektorin e shërbimeve teknike me specializime në industrinë e aviacionit, operacionet, menaxhimin e projektit dhe disa akademi.

Po ashtu shton se ka njohuri në lidhje me planifikimin financiar të linjave ajrore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne