Dorëshkrime të rralla të Kur’anit do të ekspozohen në Xhaminë e Islamabadit

Njëqind dorëshkrime të rralla të Kur’anit të Shenjtë i janë dhuruar Xhamisë ‘Feisal Masxhid’ në Islamabad të Pakistanit.

Dorëshkrimet, disa datojnë nga shekulli i 14-të, janë planifikuar të vihen në ekran për publikun brenda pak ditësh.

Këto kopje të dorëshkrimeve të Kur’anit të Shenjtë janë dhuruar nga Profesor Zahid Butt për Xhminë ‘Faisal Mesxhid’ me kërkesën e veçantë të Administratës së Anëtarëve të Zhvillimit të Kapitalit (CDA) Yasir Pirzada.

Dorëshkrimet e Kur’anit të Shenjtë janë unike dhe disa janë 200 deri në 700 vjeçare.

Yasir Pirzada tha se këto kopje të Kur’anit të Shenjtë do të jenë në dispozicion për publikun pas 10 ditësh. Administrata e Xhamisë ‘Faisal Mesxhid’ ka bërë marrëveshje për të ekspozuar këto dorëshkrime .

Përveç këtyre kopjeve të rralla të Kur’anit të Shenjtë, mostrat e kaligrafisë do të vendoseshin edhe në Xhaminë ‘Mesxhidi Faisal’ për publikun e gjerë, raportoi Express Tribune.

Pirzada ka deklaruar se këto kopje të Kur’anit të Shenjtë janë dhuratat më të mira për banorët e Islamabadit.

Burimi : IQNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne