Dorëshkrime të rralla të Kur’anit ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Indisë

Një koleksion i dorëshkrimeve të rralla të Kur’anit që datojnë që nga shekulli i 8-të deri në shekullin e 19-të do të ekspozohen të martën për publikun nga Muzeu Kombëtar i Indisë në New Delhi.

Pjesë e ekspozitës janë mbi 13 kopje të rralla të dorëshkrimeve të Kur’nit të Shenjtë të shkruar në stile të ndryshme kaligrafike nga periudha të ndryshme kohore. Për herë të parë ekspozohen hapur 12 kopje për publikun.

Ndërsa inauguroi ekspozitën, Dr. Nasim Akhtar, ish-kurator i divizionit të dorëshkrimeve të Muzeut Kombëtar, dijetar dhe dorëshkrimolog i njohur botëror, tha se kopjet e Kur’anit Shenjtë janë shkruar nën patronatin e Perandorisë Muslmane..

“Vulat mbretërore në këto shenjtërime zbulojnë se ato u miratuan nga vetë emigrantët dhe këto kopje udhëtuan nga njëra anë në tjetrën me kalimin e kohës. Këto dorëshkrime pasqyrojnë elokuencën e kaligrafistëve dhe shijet e rafinuar të klientëve që i porositnin, ” tha ai.

Duke folur në këtë ngjarje, B.R. Mani, Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut Kombëtar, tha se ekspozita shpjegon shfaqjen dhe përhapjen e stileve të ndryshme të kaligrafëve dhe të shkrimeve.

“Ekspozita është unike pasi ekspozon trembëdhjetë kopje unike dhe të Kur’anit të Shenjtë, që ka paraqitur dorëshkrimet e kaligrafistëve kryesore të stileve si Kufik, Naskh, Raihan, Thulth dhe Bihari.

Ekspozita “Kur’ani i Shenjtë”, e dhjeta në serinë e ekspozitave në të cilën objekte nga koleksionet e dorëshkrimeve të ndryshme do të hapet për publikun, do të shfaqen nga 27 shkurti deri më 31 mars 2018.

Burimi : dnaindia.com / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne