Dorëshkrimi i rrallë i Kur’anit konfiskohet në aeroportin e Kajros

Një kopje e rrallë dorëshkrim i Kur’anit të Shenjtë u kap në aeroportin ndërkombëtar në Kajro, Egjipt.
Sipas gazetës al-Yawm a-Sabi, dikush kishte për qëllim ta kontrabandonte atë, së bashku me një tjetër dorëshkrim fetar, në Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zyra doganore në aeroport vuri re paketën dhe e sekuestroi atë para ngarkimit.
Dorëshkrimi i Kur’anit  është i vitit  1322 sipas Kalendarit të Hixhrit (1904) .
Dy kopjet e shkruara me dorë do t’i jepen një komisioni të posaçëm në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin Kombëtar të Egjiptit./iqna/ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne