Dorëzohet dhe tregon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste

Të rinjtë të cilët me dhunë u ishin bashkuar dhe ishin armatosur nga organizata terroriste PKK/PYD-YPG në lindje të Eufratit, u strehuan tek ushtarët turq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë publikoi një video të një të riu që iu dorëzua ushtarëve turq.

“Ja fytyra e vërtetë e organizatës terroriste. Të rinjtë në lindje të Eufratit të cilët janë mashtruar nga organizata terroriste PKK/PYD-YPG dhe janë armatosur në mënyrë të dhunshme, iu strehuan mëshirës së ushtarëve turk”, thuhet në postim.

“Nga fshati ishim duke shkuar drejt Haseke-s për trajtimin mjekësor të babait tim. Në rrugë na dolën përpara pjesëtarët e organizatës terroriste PKK. Më thanë ‘ose do na bashkangjitesh ose do ju vrasim ty dhe babain tënd’. Me dhunë më morën në mesin e tyre. Më dërguan në Ras Al-Ayn dhe më dhanë armë dhe municione. Kur ushtari turk hyri në kufi iu dorëzova atyre”, tha një i ri emri i të cilit nuk u bë i ditur.

“Pasi iu dorëzuam ushtarëve turq, ata na trajtuan shumë mirë. Na ushqyen. I bëj thirrje të rinjve që luftojnë së bashku me derrat e PKK-së, le të vijnë le t’u dorëzohen shtetit turk, ushtarëve turq”, tha më tej ai.

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, më herët 24 terrorist iu dorëzuan forcave të sigurisë.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne