Dosja e Adriatik Llallës kalon te Krimet e Rënda

Dosja hetimore ndaj ish-prokurorit të Përgjithshme, Adriatik Llalla, mësohet se është transferuar te Krimet e Rënda. Do të jetë këta prokurorë të cilët tashmë do të hetojë çështjen ndaj ish-shefit të tyre.

Arsyeja e transferimit të dosjes nga prokuroria e Durrësit te ajo e Krimeve të Rënda lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të regjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017, duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka kompetencat ligjore për të hetuar këtë kategori./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne