Dosja e Habilajve/ Rama vazhdon sulmin ndaj gazetarëve

Kryeministri Edi Rama vazhdoi t’i sulmojë sërish gazetarët në një aktivitet për investimet e huaja. Rama foli për “thashetheme të mediave” para të huajve që kishte mbledhur t’i fliste për investimet në Shqipëri.
“Mos takoni gazetarë as mos lexoni gazeta, se ju pengojnë gjithë aparatin tretës, ju siguroj që kush investon në Shqipëri nuk do të pendohet neser. Pavarësisht se çfarë thuhet dhe këndohet nëpër frëngjitë e medias, Shqipëria është një vend i sigurt duke filluar nga turizmi” u shpreh kryeministri, i ndërgjegjshëm se do të bëjë sërish lajm me sulmin e tretë brenda 24 orëve ndaj gazetarëve.
Taktika e dëshpëruar e Edi Ramës me sulmin ndaj mediave ndodh në kulmin e skandalit të përfshirjes së ish ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Që pas daljes së përgjimeve të Habilajve, Rama ka sulmuar prokurorinë, mediat, opozitën dhe gjithkënd që beson se Habilajt patën mbrojtjen e qeverisë së kaluar për të bërë trafik droge.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne