Dosja e Ilir Metës del e paster. A është realisht e tillë?

Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij.

Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin.

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta.

Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula i tha Top Channel se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne