Dosja e krimeve të Izraelit në tavolinën e konferencës së UNESCO-s

Konferenca e 41-të vjetore e komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s po mbahet në Poloni.

Në këtë konferencë ku marrin pjesë përfaqësues të 21 vendeve anëtare dhe përfaqësues monitorues nga 170 vende të tjera të boa dhe organizata jo qeveritare, po shqyrtohen krimet e regjimit sionist dhe shkelja e normave dhe dispozitave për mbrojtjen e veprave historike nga ana e Izraelit. Regjimi sionist me veprimet dhe krimet e tij ka vënë në rrezik serioz ekzistencën e trashëgimisë historike dhe antike në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në qytetin Kods. Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s në muajin Maj ka nxjerrë një rezolutë ku mohohet lidhja e regjimit të Izraelit me Bejtul Mukadesin dhe ky regjim cilësohet si pushtues. Në këtë rezolutë Izraeli dënohet edhe për zbatimin e projekteve për rikonstruksionin e veprave antike në Bejtul Mukades dhe Khalil dhe për rrethimin e Rripit të Gazës. Ky qëndrim i UNESCO-s është kritikuar nga regjimi sionist dhe nga mbështetësit e tij si Amerika./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne