Të tjera detaje zbulohen nga dosja volumizoze e SPAK për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, lidhur me procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Dosja e SPAK, zbardh skemën se si është vepruar lidhur me kthimin e pronës, privatizimin e ish-kompleksit dhe më pas përfitimet.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, Malltezi për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, sikundër akuza janë ngritur edhe ndaj dy biznesmenëve, Bektashi dhe Begeja, që të gjithë të marrë të pandehur.
SPAk në dosjen e tij pretendon se Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, e konkretisht kthimi i pronës, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si mite (term juridik), lexohet nga tërësia e provave të administruara përgiatë hetimit, si marrja përsipër fillimisht nga shtetasi Jamarbër Malltezi të kthimit të pronave të familjes Begeja e më pas, mbledhja e trashëgimtarëve te të pesta familjeve të njohura pronare, duke u marrë përsipër realizimi i të gjithë objektivave.
Pjesë nga dosja e SPAK
Shtetasin Xhimi Begeja e ka njohur për herë të parë në takimet që kanë organizuar familjet ish-pronare në lidhje me zhvillimin e pronës dhe ky shtetas ishte përfaqësues i familjes Begeja, i cili e përfaqësonte këtë familje i vetëm. Nga familja Vagarri kujton që përfaqësues ishte shtetasi Fatmir Bektashi dhe familjet e tjera kishin mesa kujton, më shumë se një përfaqësues…….
Më datë 22.11.2022, shtetasi Igli Vaqarri, i cili ka deklaruar se, shoqërinë Kontakt e ka pasur Fatmir Bektashi, i cili ishte pronar toke tek pjesa e familjes Vaqarri, është djalë halle i Iglit, i biri i Fitnetit, dhe Fatmiri kishte këtë shoqërinë që bënte ndërtime. Kështu, që duke e pasur njeriun e tyre, kishin biseduar që në pronën e tyre të përbashkët, të kryente ndërtime. …Igli ka biseduar vetëm me Fatmirin në lidhje me kërkesën për kthimin e pronës. Në lidhje me privatizimin deklaron se, Fatmiri dhe giithë pronarët e tjerë bënë dokumentat përkatëse në dikastere si tek kthimi i pronave, tek Ministria e Ekonomisë.
Me date 24.05.2022 shtetasi Muharrem Lika, trashëgimtar i familjes Begeja, deklaron se me shtetasin Jamarbër Malltezi janë takuar vetëm një herë, para se të niste ndërtimi i pallateve për të dakordësuar për firmën e ndërtimit dhe mesa kujton kanë qenë rreth 10 – 12 persona ku kanë qenë prezent Gezim Begeja, Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi. Takimi është realizuar në lokalin e shtetasit Xhimi Begeja tek Ekspozita Shqipëria sot, në katin e 13-te dhe është diskutuar që ndërtimet do të kryheshin nga firma e Fatmir Bektashit. Me këto punë me së shumti është marrë shtetasi Xhim Begeja….
Nervit Hoxha dhe Rajmonda Bekteshi, emërojnë si përfaqësues vellain e tyre, Bashkim Bekteshi, ku ndër të tjera i japin tagre për t’u paraqitur pranë Agjensisë së Kthimit të Pronave (shih prokurën e posame nr. 9605 rep nr. 1550 kol date 05.09.2006, nr 1108 rep nr. 124/2 kol date 21.10.2006).
Fadil, Hamide Saliaga, Xhevrije Mullisi, Tire Deda (Luzi), Fatmir Luzi, emërojne si përfaqësues te tyre av. Silvana Bello (shih prokurën e posaçme nr. 6335 rep nr. 877 kol date 04.11.2006)…
Për familjen Begeja, megjithëse ishin lëshuar një sërë prokurash duke u caktuar shtetasi Jamarbër Malltezi si përfaqësues i tyre, në të vertetë në KKKP paraqitet shtetasi Bashkim Bektashi, mbi bazë të prokurave të vjetra që kishte (si përfaqësues me prokurën nr. 1007 rep nr 262 kol dt 13.03.2002) por duke u vendosur si adresë kontakti në kërkesë xhibeg1900@yahoo.com, adresa e emailit te shtetasit Xhimi Begeja, që pasqyrohej si mëkëmbësi i shtetasit Jamarber Malltezi.
Arritja e Objektivave, në këtë rast, evidentohet me shfrytëzimin e kompetencave, nëpërmjet presionit të ushtrimit të pushtetit qeverisës të shtetasit Sali Berisha. Pak pas ardhjes në pushtet të këtij të fundit, shtetasi Bashkim Bekteshi dorëzon në muajin tetor 2005 kërkesën për kthim prone dhe:
-Më datë 20.01.2006 KKKP ka vendosur: Të kthejë pronën me nje sip trualli prej 11740 m2.
Ndëshkimi i korrupsionit të politikanit, në kuadrin e veprës penale të korrupsionit, mbi të giitha, ka synimin që, të mbrohet transparenca, drejtësia dhe paanësia në procesin vendimmarres, nga manovrat korruptive të tyre.
Arritja e Objektivave, në këtë rast, evidentohet me përgatitjen e kushteve për konkludimin me sukses të kthimit të pronave, duke ushtruar pushtetin dhe rolin e tij në propozimin e projektligieve, projekt vendimeve, në bashkëpunim me aleatet e vetë politik, e ne vijim fitimin e pushtetit mbi Agjensinë e Kthimit te Pronave, emërimin e personave të besuar në pozicione kyçe, duke u shfrytezuar kompetencat e ketyre të fundit, nëpërmjet presionit të ushtrimit të pushtetit të tij qeverisës.
Ndëshkimi i korrupsionit të politikanit, ne kuadrin e veprës penale të korrupsionit, mbi të gjitha, ka synimin që, të mbrohet transparenca, drejtësia dhe paanësia në procesin vendimmarrës, nga manovrat korruptive te tyre. Në rastin konkret, shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit të R.Sh. me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nenligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij./Bw