Dosja për shkeljet që u bëhen nxënësve të Katarit i dorëzohet UNESCO-s

Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Qeverisë së Katarit i ka dorëzuar UNESCO-s dosjen për shkeljet që u bëhen nxënësve të Katarit të cilët studiojnë në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrein.

Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit QNA, kryetari i Komitetit Ali bin Samih Marri, pas takimit të zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të Marrëdhënieve të Jashtme dhe Informimit Publik të UNESCO-s, Eric Falt në Francë, dha deklarata për media.

Marri përveç shkeljeve kundër nxënësve të cilët studiojnë në këto shtete, bëri të ditur se në UNESCO është dërguar dosja ku përfshihen edhe observimet e ngjarjeve të “përhapjes si gjuha e urrejtjes, sanksionet e marra kundër simpatizantëve të qeverisë së Katarit si dhe kufizimet e lirisë së shprehjes”.

Në dosje bëhet e ditur se në rend të parë ndodhen EBA-të me 85 shkelje, pastaj Arabia Saudite me 29 dhe Bahrejni me 25 shkelje. Këtë e bëri të ditur Marri, ku shprehu se mes shkeljeve janë “moslejimi i nxënësve që të hyjnë në provime, mosdhënia e dokumenteve të diplomimit dhe largimi i tyre nga shkollat në mënyrë arbitrare”.

Ai u bëri thirrje shteteve të cilët kanë vendosur embargo që t’i lënë anash mosmarrëveshjet dhe t’i respektojnë të drejtat e nxënësve nga Katari.

Arabia Saudite, Egjipti, EBA-të dhe Bahreini i dërguan qeverisë së Dohas listën e kërkesave prej 13 pikash, ku kërkohet “mbyllja e bazës ushtarake të Turqisë në Katar, ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe mbyllja e televizionit Al Jazeera”. Këto shtete i kishin dhënë afat Katarit për t’u përgjigjur deri më 3 korrik, ndërsa më pas me kërkesën e Emirit të Kuvajtit afati u zgjat edhe për 48 orë.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në agjencitë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, EBA-të, Egjiptit dhe Bahreinit ishte njoftuar se “është marrë përgjigjja që qeveria e Katarit ka dhënë për listën e kërkesave me 13 pika dhe se do të ketë një përgjigje ndaj saj në një kohë të përshtatshme”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne