Shqiperia Video

Dr. Olsi Jazexhi i pergjigjet Kastriot Myftarit per Skenderbegin, Brenton Tarantin dhe peticionin xhihadist

Dr. Olsi Jazexhi ne videon e rradhes ne kanalin e tij ne youtube i pergjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj per nje shkrim qe ky i fundit ka ber ne facebook me titull “Përgjigje Brigadës islamike të Xhihadit në rrjetet sociale (mbi ankimin ndaj emisionit tim të datës 18 mars 2019)”. Ne kete shkrim qe ke ber ti thua “Ndaj emisionit tim të datës 18 mars 2019, me titull “Skënderbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së Re”, në RTV Oranews, ka ardhur një ankim poshtë tekstit të të cilit janë rreshtuar 1062 emra, por asnjëri prej tyre nuk kishte nënshkrim. Emrat i përkasin Forumit Mysliman Shqiptar, një organizatë e krijuar me nxitjen e Olsi Jazexhiut, vite më parë. Forumi e shpreh besnikërinë e tij duke mos protestuar që Olsi Jazexhi ka bërë disa emisione në tv te tij në Internet, në të cilat shan dhe fyen Skënderbeun si frymëzues të terroristëve.”

Ngaqe ma permende emrin edhe ne videon tende te mepareshme atehere po te pergjigjem:

Po eshte e vertet qe une e kam krijuar Forumin Mysliman Shqiptar ne vitin 2005, per kete kemi deshmitare sundimtaret tane Amerikane, ne wikileaks ata e tregojne kete. Por qe nga viti 2010 forumi u mor ne kontroll nga sherbime te tjera qe deshen ta largonin nga kontrolli im, dhe tani forumi me shume sherben si nje paterice e PD-se. Po ta kesh pare deklaraten e fundit te forumit i bente elozhe Tritan Shehut per letren e Tritanit per policine e Rames qe ishte ne xhamine te parlamenti.

Ne lidhje me mua dhe videot per Skenderbeun: ne videot pas sulmit terrorist ne Zelander e Re pasi kam denonucar terroristin kam permendur qe Tarrant nder te tjera eshte frymezuar nga mitet mesjetare dhe te dhunshme te Skenderbeut, Gjergj Arianit, Millosh Kopilit dhe heronjeve te tjere te kishes katolike dhe sllave ne Ballkan. Jam mare me Skenderbeun, jo me ate historik, por me mitin e Skenderbeut , me ata qe e shpiken mitin e tij, austro-hungarezet, italine fashiste, Ducen, Mustafa Krujen, Enver Hoxhen qe e ngriti mitin e Skenderbeut dhe internacionalen e zeze katolike ( kryqtaret e Maltes, Opusdein etj) te cilet pas renies se komunizmit po perpiqen ta kthejne Skenderbeun ne nje hero te rikonkuistes kunder Islamit ne Ballkan. Ideja qe une jap ne videot e mia eshte qe nuk duhet ta perdorim te kaluaren dhe legjenden e Skenderbeut per te nxitur konflikte ne Shqiperi dhe Kosove. Qe keto mite te mos te meren si persona si terroristi Tarrante qe vrau ne xhami, keto mite te mos meren nga psikopatet ne Shqiperi e Kosove e te bejne ate qe beri Tarranti ne Zelanden e Re.

E dyta dua te sqaroje qe une nuk jam mbrapa ketij peticioni, madje edhe kur te kane arrestuar per Vlahutinin une kam ber emision kunder arrestimit tend, une nuk bje dakord me ate qe thua ti kunder islamit, ezanit etj, por une nuk te ndaloje ty te drejten e fjales. Une te sfidoje ty per nje debat konstruktiv ne media, te benim nje debat konstruktiv mbi perdorimin psikopatik te miteve katolike dhe sllave qe nisin lufte dhe urrejte kunder muslimaneve. Une te ftoje ty ne cfaredo lloj media, qe te debatojme cdo gje, qe nga marrezite e tua per grup xhihadistesh kunder teje e heroit tend Skenderbeut e deri te lloj-lloj marrezirat e tua anti muslimane.

Gyle gyle Myftar Efendi, po te flas me gjuhen e te pareve tane osman!

OPINIONE