Olsi Jazexhiu i ftuar në studion e “360 Gradë” në RTV Ora thotë se politikkanët shqipëtarë që prej ’90 kanë investuar në shkatërrimin e traditës familjare, duke ju referuar këtu disa nismave ligjore të kaluara në Kuvend.

Jazexhiu: Është një lajm sot ” Kush rreh gruan do dëbohet nga shtëpia pa vendim gjykate. Nisma ligjore me masat e ashpra shkon në Kuvend”. Sundimtarët amerikanë të Shqipërisë që nga ’90-ta janë kujdesur të shkatërrojnë strukturën tradicionale të familjes shqiptare, traditën e krishterë dhe islamike dhe me ligjet që po sillen tani nën presionin e perëndmorëve për një mashkull shqiptar që të martohet me gruan e tij kthehet në një tmerr. Politikat LGBTI po sulmojnë rolin e mashkullit në Shqipëri. Mashkulli që në fetë tradicionale është si kreu i shtëpisë, me ligjet që po sillen sot po kthehet në njeriun më të përbuzur të familjes. Këto politika bëjnë që një mashkull të mos ketë më atë dëshirën për të krijuar familjen e madhe./oranews